Video

28/01/2013 13:13:52

Shkrimtari i madh feston sot 77 vjetorin

Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė,






TIRANĖ - Ismail Kadare, njė ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe, disa herė kandidat i ēmimit Nobel nė letėrsi, lindi mė 28 janar tė vitit 1936 nė Gjirokastėr. Ai ėshtė autor i disa romaneve tė konsideruara si legjendė nė letėrsinė shqipe si "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", i pėrkthyer tė paktėn nė tetė gjuhė tė botės, "Muzgu i perendive tė stepės", "Koncert nė fund tė dimrit", por edhe i njė serie poezish, pėrmbledhjesh, novelash, esesh, etj.

Kadare ėshtė nderuar me titullin e larte "Nderi i Kombit", ndėrsa bėn pjesė nė Akademinė Franceze, ndėr 12 anėtarė-shok tė huaj tė kėsaj Akademie dhe Akademinė e Berlinit.

Ai e kaloi fėmijėrinė nė qytetin e gurtė tė Gjirokastrės dhe jeta mitike qė ofron ky qytet duket se la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Studimet e larta i kreu nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", e mė pas drejtoi revistėn "Les letres albanaises".

Ėshtė fakt qė Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Edhe pse nė fund tė vitit 1990, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, ai mbajti lidhje me Shqipėrinė. Ai ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė, ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute.

Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.

Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 40 gjuhė tė huaja, duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar. Nė fushėn e prozės, Ismail Kadare ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e karakterizojnė pėrgjithėsimet e gjėra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė, i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike. Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e shpirtit tė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj autori e trajtoi edhe nė romanin Kėshtjella (1975).

E veēanta e Ismail Kadaresė shfaqet sidomos nė trajtimin, nga njė kėndvėshtrim i ri, i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė ėshtė i aftė t'i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani "Dimri i madh" (1977).

Por edhe poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve '60 pėr tė realizuar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve.

"Frymėzime djaloshare" (1954), "Ėndėrrimet" (1957), "Endėrr industriale" (1960), "Shekulli im" (1961), "Poemė e blinduar" (1962), "Pėrse mendohen kėto male" (1964), "Shqiponjat fluturojnė lart" (1966), "Motive me diell" (1968), "Koha" (1976), "Shqipėria dhe tri Romat", pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė.

Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me "motin e madh", tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar.

Pėrgjithėsisht vepra e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj.

Ismail Kadare nė vitin 2005 ka fituar ēmimin "The Booker Prize Man", ėshtė dekoruar nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit tė Nderit” e “Oficer i Legjionit tė Nderit”. Nė vitin 2009 u nderua me Ēmimin e madh spanjoll "Princi i Asturias pėr Letėrsi".

Vepra tė Kadaresė


Frymėzime djaloshare - 1954
Shekulli im - 1961
Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - roman- 1963
Pėrse mendohen kėto male - 1964
Dasma - 1968
Motive me diell - 1968
Kėshtjella - roman - 1970
Kronikė nė gur - roman - 1971
Koha 1976
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978
Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtėsia - pėrmbledhje novelash - 1980
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert nė fund tė dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Piramida - 1992
Shqipėri - 1995
Pallati i ėndrrave - 1996
Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996
Kushėriri i engjėjve - ese- 1997
Poezi - 1997
Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė - ese- 1998
Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998
Ikja e shtėrgut - tregim - 1999
Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999
Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000
Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000
Breznitė e Hankonatėve - 2000
Bisedė pėrmes hekurash - 2000
Elegji pėr Kosovėn - 2000
Lulet e ftohta tė marsit - roman - 2000
Unaza nė kthetra - 2001
Eskili, ky humbės i madh - 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama - roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Pasardhėsi - roman - 2004
Identiteti evropian i shqiptarėve - 2006
Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė – 2006
Mosmarrėveshja- 2010
Ēlirimi i Serbisė prej Kosovės - 2012.




HermesNews - ©2013