Video

24/01/2013 18:04:06

Mozaiku mė i madh i Shqipėrisė drejt shkatėrrimit

Forumi pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore ka akuzuar institucionet pėrgjegjėse pėr kėtė vlerė tė trashėgimisė kulturore duke thėnė se ajo ėshtė dėmtuar pėr shkak tė indiferencės






TIRANĖ - Mozaiku “Shqipėria”, mė i madhi i kėtij lloji nė vend, qė ndodhet nė fasadėn e Muzeut Historik Kombėtar ėshtė dėmtuar dhe kanė filluar tė bien pjesė nga kjo vepėr unikale. Forumi pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore ka akuzuar institucionet pėrgjegjėse pėr kėtė vlerė tė trashėgimisė kulturore duke thėnė se ajo ėshtė dėmtuar pėr shkak tė indiferencės nga ana e tyre.

“Nė qoftė se ministri, para disa ditėsh deklaroi qė kisha e Valshit u dėmtua nga dhunues dhe jo nga indiferenca, sot kemi faktin mė tė prekshėm qė ky mozaik po bie nga indiferenca, nuk ka grabitės, por indiferencė totale e shtetit”, u shpreh pėr mediat Artan Shkeli, anėtar i Forumit pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore.

Njė prej autorėve tė mozaikut, Aleksandėr Filipi, nė njė prononcim pėr mediat tha se artistėt qė e krijuan punuan brenda standardeve mė tė mira tė kohės dhe se restaurime tė herė-pas-hershme do ta ndihmonin tė mos degradojė.

Mozaiku i fasadės sė Muzeut Historik Kombėtar ėshtė njė vepėr e realizuar nė vitin 1981 nga njė grup artistėsh si, Vilson Kilica, Josif Dobroniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini, Aleksandėr Filipi. Ai ka njė sipėrfaqe prej rreth 440 metrash katrorė, me pėrmasa 40×11 metra. Suporti i tij pėrbėhet nga njė panel me llaē ēimentoje, brenda tė cilit ėshtė pėrfshirė njė skarė hekuri. Mbi skarėn e hekurit ėshtė vendosur njė shtresė e hollė fine, po llaē ēimentoje, mbi tė cilėn janė vendosur teserat.

Sipas Kreut tė Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve tė Tiranės, Arbėr Kadia mozaiku ėshtė zbatur gabim qė nė fillimet e tij, ėshtė i destinuar fatkeqėsisht tė prishet dhe situata ėshtė e pakthyeshme. Ndėrsa drejtori i Muzeut Historik Kombėtar, Luan Malltezi ka deklaruar se do tė ngrihet njė grup pune me specialistė pėr tė marrė vendimin se ēdo tė bėhet me kėtė mozaik.

Gjatė vitit qė shkoi mozaiku “Shqipėria” ka qėnė i mbuluar pėr arsye restaurimi. MTKS ndėrmori njė studim mbi mozaikun dhe u fol pėr njė restaurim tė tij.

HermesNews - ©2013