Video

24/01/2013 09:06:43

MADE IN ALBANIA e Stefania Casinit, premierė nė TRIESTE FILM FESTIVAL

nga Paolo Muner






Versioni ne Italisht


TRIESTE - Sinqerisht, nuk isha shumė kureshtar tė shihja filmin: druaja njė vėrshim klishesh, me tė cilėt jemi mėsuar tashmė, qėkur - dhe janė mėse njėzet vjet – Shqipėria i ėshtė “hapur” Perėndimit, dhe tek tuk gjindet ndonjė “eksplorues” qė shkon atje me fodullėkun pėr ta zbuluar. Mė pas mė bindėn disa miq qė shkonin pėr ta parė, dhe duhet tė pranoj qė nuk jam penduar.

Para projektimit, dy fjalė paraqitjeje nga ana e regjizores, Stefania Casini; shumica do ta kujtojnė, nėn ēarēafė bashkė – njėkohėsisht - me Gerard Depardieu e Robert De Niro nė filmin “Nėntėqind” tė Bertoluccit, ose, mbase, mbi faqet e patinuara tė “Playboy”.

Padrejtėsisht, sepse pastaj ka pasur njė karrierė tė gjatė kinematografike dhe televizive, duke ditur me zgjuarsi tė shndėrrojė nė role tė tjera, para se shfaqje tė mėtejshme nėn ēarēafė t'i bėheshin tė papropozueshme.

Stefania Casini na parashtron njė vend plot me kundėrshtime tė brendshme, tė lėshuar drejt sė ardhmes, por njėkohėsh akoma tė varfėr, ndonėse shumė tė pasur me dinjitet dhe mikpritje, gjė qė patjetėr i pėrkon tė vėrtetės.

Filmi ėshtė realizuar mjaft mirė, tė bėn pėr vete, tėrheqės do tė thoja, ka njė fotografi tė shkėlqyer (e Royald Elezajt), edhe pse, kundėrshti pastaj, na shfaq pak, nė kuptim qė pėrqėndrohet 90% mbi anėt negative, dhe shumė pak mbi ato pozitivet… qė gjithsesi gjinden.

Dokumentari ndėrtohet mbi historinė e tre tė rinjve, njė italian e dy shqiptarė qė, pėr arsye tė ndryshme, pėrshkojnė Shqipėrinė duke u shtyrė gjithmonė e mė shumė nė brendėsinė e saj, dhe – bashkarisht - brenda vetes sė tyre...

Ėshtė Bora (Bora Baboēi), njė vajzė shqiptare qė kthehet nga jashtė atdheut, ku ėshtė diplomuar pėr Arkitekturė; hyrja bėhet nėpėrmjet aeroportit tė ri dhe shumė tė bukur tė Nėnė Terezės nė Tiranė, por regjizorja nuk zgjatet tė na tregojė diēka mė shumė, gjė qė mund tė kishte bėrė pjesė nė kundėrshtimet (pozitive) pėr t’u shfaqur…

Ėshtė Vito (Livio Marsico), djalosh nga Lecce, tė cilit i kanė - nė vendin e tij - vjedhur motorin dhe shkon nė Shqipėri me hamendjen, e mundur, qė motori tė jetė ēuar atje, dhe me po aq tė pamundurėn hamendje ta rigjejė dhe ta rimarrė.

Pastaj ėshtė djali i tretė, shqiptar, Rubini (Rubin Beqo) qė, nė Tiranė, i zhgėnjyer nga demokracia qė – nė fakt - nuk ka ardhur, mundohet nė realizimin e njė qendre kulturore, ku tė ngrejė njė festival muzike reggae qė mund tė duket i pagjasshėm por nuk ėshtė edhe aq, brenda rrėnojave tė njė magazine tė vjetėr industriale, dhe nė njė vagon hekurudhor tė plaēkitur dhe njė lokal jashtė tė ndėrtuar me mjete rrethanore, mes tė cilave, patetike por absolutisht e vertetė, njė tavolinė e bėrė me njė “bobinė” fijesh elektrike tė pėrmbysur …

Por Rubini, qė ėshtė edhe i njohuri i parė tiranas i Vitos, ja prezanton Borėn dhe kėtu ngjarjet e tyre gėrshetohen, pėr t’u ndarė mė vonė, secili nė kėrkim tė rrugės vetjake.

Pastaj do shohim qė – pėr Viton – kėrkimi i motorit ėshtė njė shkas pėr tė ndėrtuar historinė, dora dorės qė depėrton nė vend, dhe nė vetvete; ai dalngadalė harron moton, ose sė paku zbulon qė aq ja vlen tė heqė dorė; vlera tė tjera marrin epėrsi nė tė, vėrejtja se sa e bukur mund tė jetė “’sta Albania”, e mbase njė fillim dashurimi me Borėn…

Bora, pasi e shoqėron nė hapat e parė tė kėrkimit tė motos sė tij, e lė Viton tė vazhdojė i vetėm “sepse kėshtu do ta njohėsh Shqipėrinė”, pra e pėrshėndet me njė “pėrqafomė”, qė Vito, tashmė pak “i pėrfshirė”, ndoshta do tė ketė mbivlerėsuar; nuk e di qė do ta kishte pėrqafuar me tė njėjtin vrull edhe sikur tė kishte qenė njė mashkull.

Por Bora duhet tė ndahet nga Vito sepse edhe ajo – e vetme – do tė shkojė nė brendėsi tė Shqipėrisė, por edhe tė vetė jetės sė saj, tė fėmijėrisė, nė Shkodėr, nė shtėpinė qė kish qenė e gjyshes, dhe pamja e oxhakut (tashmė i rrėnuar dhe i shkretė), qė duhet tė ketė qenė kornizė e shumė orėve tė ngrohta dhe tė kėndshme, e pėrmallon thellėsisht, duke ja theksuar buzėqeshjen e “thartė”.

Por Shkodra ėshtė, pėr Borėn, gati njė "kamp bazė", para se tė aventurohet akoma mė tej: shkon tė intervistojė njė djalė njėzetvjeēar tė detyruar tė rrijė nė shtėpi sepse familja e tij ėshtė goditur nga njė gjakmarrje, nė pėrputhje me zakonet e rrepta tė Kanunit; sigurisht njė e dhėnė interesante, pėr kė ėshtė ėsėll pėrsa i pėrket Shqipėrisė, por thjesht si qasje e parė, pastaj mbase ėshtė mė mirė tė pėrthellohet nėpėrmjet filmit tė fundit “Falja E Gjakut”.

Sė fundi, Bora shkon tė intervistojė njė “burrneshė”. Kėtu kemi njė intervistė domėthenėse dhe, meqė ėshtė njė dokumentar, nuk do tė dija tė thoja nėse Bora ėshtė mė e zonja si aktore apo (edhe) si intervistuese, sepse ndjeshmėria me tė cilėn drejtohet, nė njė rrethanė kaq tė brishtė, ėshtė pėr tu lavdėruar. Nė tė kundėrt, protagonistja ėshtė zgjedhur me kujdes tė paktė, sepse na tregon qė shndėrrimi i saj filloi nė moshėn gjashtėvjeēare, meqė nuk gjendej rehat nė veshjet femėrore... fenomen universal, por qė vetėm pjesėrisht, siē e dimė, pėrfaqėson njė fenomen tjetėr, veēanėrisht shqiptar, qė pėrkundrazi, (edhe pse pastaj, me intervistėn e pėrfunduar, pėrkujdeset tė na saktėsojė) vjen nga arsye fare tė ndryshme, gati tė gjitha tė lidhura me Kanunin (mungesa e njė mashkulli nė familje, etj. etj.). Arrihet madje tė shqiptohet fjala e tmerrshme “transgender”, e tmerrshme sepse terėsisht e pavend, nė kėtė rast, kur dimė qė “burrnesha” nuk ka njė jetė “seksuale”, aq e vėrtetė ėshtė sa quhet edhe “virgjina”.

Dhe kjo ėshtė e vetmja e metė e vėrtetė dhe me rėndėsi e filmit.

Ndėrkohė, Rubini shkon drejt Jugut, tė vėrtetojė bindjet qė ka mbi tė. Ndalet nė portin e Vlorės, pėr njė takim-intervistė me njė peshkatar, qė i tregon pėr vitet ė arta tė skafistėve, pastaj zbret akoma mė nė jug, tė gjejė prindėrit, ēift i tjetėrsuar, secili nė mėnyrėn e tij, nga vitet: i ati akoma “i ngrehur”, i nxirė, bukuran, me syze dielli; e ėma: kujtim i fishkėt i njė bukurie tė hershme, dhe qė na vjen vėshtirė tė pėrfytyrojmė (por e besojmė) duke kėrcyer "twist" e re. Edhe ky ėshtė njė kundėrshtim tipik shqiptar, por nuk di sa e kanė pikasur, dhe as nėse regjizorja na e ka shtruar qėllimisht.

Vizita prindėrve mbyllet me njė nderim pėrkujtimores sė gjyshėrve, tė varrosur mbi njė kodėr afėr shtėpisė, me njė fjalim mbi vlerat dhe mbi tė ardhmen, mbase i rėndomtė, por i sinqertė...

Megjithėse, patjetėr jo qėllimisht, dokumentari i bėn njė shėrbim tė keq Shqipėrisė, duke treguar pothuaj vetėm tė vėrtetat e hidhura, dhe pak e aspak gjėra tė bukura, qė megjithatė ka, dhe humb rastin tė tundojė ndonjė turist tė mundshėm; nuk do ta bėjė sepse i joshur nga “jeta e natės” qė tėrbohet mes vilave, me kohė tė ndaluara, tė bllokut… E pastaj, nga anėt e bukura, tė mrekullueshme, tė Tiranės, nuk na tregon asgjė… Dhe ėshtė njė mėkat, pėrveē tė tjerave, sepse, sot, Tirana “ėshtė” pothuajse Shqipėria, meqė kėtu tashmė banon njė pjesė e mirė e shumicės sė popullsisė.

Ashtu siē mė ndodhi nė rastin e Ballkan Bazarit, pėr sa shqiptarė njoh nė Trieste (shumė…), nė sallė nuk pashė asnjė.

Por ėshtė edhe vertetė qė – kėsaj here - filmi nuk i drejtohej atyre...

* Pėrkthim i Fioralba Dumės


HermesNews - ©2013