Video

23/01/2013 10:44:17

Gjermanet nuk e preferojne Greqine

72 per qind nuk do te donin ta vizitonin





GJERMANI- 72 per qind e agjencive turistike gjermane, theksojne se Greqia ka shfaqur nje situate jo te mire per vendin, ndaj gjermanet ne kete perqindje nuk duan te vizitojne vendin ballkanas. Thekson keshtu e perditshmja Die Welt.

Sipas kesaj te perditshmeje, 54 per qind e te pyeturve theksojne se nuk do te preferonin te shkonin ne Greqi si turiste, pasi ata jane te shqetesuar per protestat dhe sigurine e tyre personale, ndersa 45 per qind besojne se serisht Greqia do te behet nje destinacion terheqes per turistet.

Madje sipas te dhenave, Qipro ka gjasa te kete te ardhme me te mire. 21 per qind e te pyeturve, theksojne se turizmi ne Qipro do te kete nje rritje teper te madhe, ndersa 63 per qind theksojne se Qipro nuk do te ndjeke hapat e gabuar te Greqise.

Edison Myrteza