Video

19/01/2013 15:21:12

Kek me dy ngjyra

nga Brunhilda Cela







Sekretet e aromave tė Brunhildės Receta e kekut me dy ngjyra
Pėr tė dy kekė:
7 vezė
pak kripė
400 g sheqer
260 g miell
200 ml vaj
1/2 qese pluhur pjekje (5 g)
1-2 lugė gjelle kakao pluhur pėr gjysmen e kekut pasi e ndajmė nė dy pjesė.

Pėr kremin na nevojiten kėto pėrbėrės:
1 pako puding vaniljeje
300 ml qumėsht
200 g sheqer
200 g gjalpė

Pėr glasurėn lart na duhen:
200 g ēokollatė guzhine e errėt
150 ml krem pana
50 g gjalpė
Pėr dekorin:
50 g ēokollatė tė bardhė

Pėrgatitja: Ndajme te bardhat e vezeve nga tė verdhat. I rrahim tė bardhat me pak kripė sa tė bėhen shkumė dhe po ta marrim me njė lugė e ta pėrmbysim shkuma nuk bie poshtė. Tė verdhat i rrahim me sheqer rreth 8 minuta, aty shtojmė vajin vazhdojmė pėrzierjen, shtojmė edhe miellin e situr mė parė tė cilin e pėrziejmė me pluhurin pjekės. I rrahim me mikser duke ngadalėsuar shpejtėsinė e mikserit.

Nė fund shtojmė tė bardhat e vezėve tė rrahura duke i pėrzier me kujdes nė mėnyrė vertikale. Kekun mund ta aromatizoni sipas shijes edhe me pak lėkurė limoni,apo portokalli ose esencė vaniljeje. E ndajmė nė dy pjesė tė barabarta dhe tek njėra pjesė shtojme kakaon dhe e pėrziejmė mirė.
I pjekim nė dy forma drejtkėndėshe tė barabarta nė furrė tė parangrohur nė temp. 200 gradė rreth 20-25 min.

Kjo varet edhe prej sobės suaj, shikojeni vetė duke bėrė provėn me njė shtizė. E ē'poni me shtizė dhe nėse ėshtė e lagėsht keku nuk ėshtė i pjekur mirė.Nėse shtiza del e pastėr atėherė pjekja ka pėrfunduar. Ndėrkohė qė kekun e kemi vėnė tė piqet ne merremi me kremin tė cilin e pėrgatisim nė kėtė mėnyrė:

Nė njė tenxhere vėmė qumėshtin qė ėshtė dhėnė nė recetė (300 ml) tė nxehet dhe tresim pudingun e vaniljes me njė filxhan qumėsht tjeter ė ftohtė ose edhe ujė dhe ia hedhim nė fund pasi qumėshti ėshtė nxehur.Gjithmonė duke e pėrzier me telin e guzhinės qė mos tė na bėhet kokrra. E lemė tė ftohet duke i vėnė sipėr njė folie plastike qė mos tė bėhet me kore lart.

Nė njė enė tjetėr rrahim sheqerin me gjalpin derisa masa te zbardhet dhe sheqeri tė tretet pothuaj fare. Pastaj i bashkojmė tė dyja masat bashkė pra gjalpin e rrahur me budingun e ftohtė.Kėshtu kemi pėrfituar njė krem homogjen i cili na nevojitet per ngjitjen e copave tė kekut. Kekun e pjekur e presim nė feta tė trasha rreth 1 gisht e gjysėm deri nė dy gisht.

I radhisim nė njė formė katrore nė ketė mėnyrė: fillojmė me copėn e errėt,e lyejmė me krem dhe shtojmė atė pa kakao e kėshtu me radhe njė po njė jo pra njė e errėt njė e verdhė dhe gjithmonė me krem midis bėhet ngjitja.
Nė fund tresim tė dyja cokollatat nė banjė mari edhe ate te errėtėn edhe tė bardhėn qė do pėrdorim pėr dekor. I hedhim glasurėn prej cokollate tė errėt sipėr kekut tė shtruar dhe pastaj e dekorojmė me ca vija prej cokollate tė bardhė tė tretur.

Pastaj qė tė kemi efektin e bukur tė vijave nė brendėsi tė kekut do bėjmė prerjen pjerrėtas,pra presim copėn e parė pjerrėtas e kėshtu me radhė edhe copat e tjera. Ju bėftė mirė !





HermesNews - ©2013