Video

08/01/2013 17:56:48

Anisa Latifi flet pėr pasionin e modelingut

Interviste me modelen e Tirana fashion week






TIRANE - Anisa Latifi u lind nė Qytetin e Tiranės. Qė e vogėl ishte e apasionuar pas aparatit dhe ėndrrės pėr tė qėnė modele. Ėshtė vetėm 21 vjeē dhe deri mė tani ka arritur tė realizojė qėllime qė i ka vėnė vetes. Pasioni mė i madh ėshtė pasarela, por nuk ngelet pas televizioni dhe udhėtimet nė vende tė ndryshme tė botės. Ėshtė e qeshur, mjaft e dashur dhe me ide tė qarta pėr sa i pėrket modės. Duket vajzė me ambicie, mjaft e kujdesur nė ato qė thotė, adhuron punėn. Studion fort ! Nė njė intervistė pėr lexuesit e HermesNews ajo flet mbi jeten aktuale, profesionin e saj dhe ambiciet.

Pėrshėndetje Anisa, prej kohėsh merreni me modeling dhe mė thoni ju lutem eksperiencat e deritanishme ?

Pėrshėndetje Hermes, prej kohėsh merrem me modeling dhe mendoj se, sot jam profesioniste nė kėtė fushė. Fillimisht fillova bashkėpunimet me shumė fotografė tė njohur pėr sete tė ndryshme fotografike tė cilat u pėlqyen nga publiku, gjithashtu kam pozuar dhe pėr disa editoriale mode. Mė pas sfilata mode pėr kompani dhe koleksione veshjesh tė firmave tė ndryshme. Gjithashtu kam qėnė pjesėmarrėse nė disa evente mode si "Albania Fashion Week" etj.

Cfarė e bėn njė modele tė jetė e suksesshme ?

Nė radhė tė parė e bėn vetėm kėmbėngulja dhe ambicia pėr tė arritur aty ku ajo dėshiron. Ėshtė shumė e thjeshtė tė bėhesh modele sot, por e vėshtirė tė arrish suksesin dhe famėn. Unė personalisht kam tre parime nė jetė, tė synoj mė tė mirėn, tė punoj me shpirt pėr ta arritur dhe mė pas tė shijoj atė ckē kam arritur. Nuk duhet kurrė tė kėnaqesh me pak, gjithmonė duhet tė kėrkosh atė qė meriton, edhe pse pak e vėshtirė nė ditėt e sotme.

Modelingu pėr ju ėshtė pasion, profesion apo biznes ?

Modelingu nis nė tė gjithė globin si njė pasion. Koha mė pas tė tregon nėse mund tė kthehet nė njė profesion tė mirėfilltė. Mundėsitė pėr modelingun e njė vendi tė vogėl dhe me shumė problematika si Shqipėria, janė tė kufizuara. Rrallė herė moda merr prioritet dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Por, pa diskutim qė jemi nė njė situatė mė tė mirė se 5 apo 10 vite mė parė. Sot ka mė shumė aktivitete, mė shumė sfilata, dhe kjo bėn qė gjithsecili tė ketė mė shumė mundėsi.

Cili ėshtė stilisti & fotografi shqiptar mė i mirė, sipas jush ?

Janė tė shumtė por do tė vecoj kėtu Ardi Asllanin & Fotografin e mirėnjohur Fadil Berisha.

Pėr cfarė studion Anisa ?

Atėherė, studimet zėnė njė pjesė mjaft tė rėndėsishme nė jetėn time, janė primare. Unė vazhdoj pėr "Menaxhim Biznes",nė Universitetin Shtetėror.

Na tregoni dicka pėr jeten tuaj sentimentale. A jeni e dashuruar ?

Jo, nuk jam e dashuruar. Kam dėgjuar se princi i kaltėr ėshtė duke mė kėrkuar, por kur tė vijė koha e duhur.

Cilat janė modelet e tua tė preferuara, mė saktė a ka Anisa njė idhull ?

Nuk kam ndonjė idhull dhe nuk do tė doja tė kopjoja dikė. Pėrpiqem tė jem sa mė origjinal dhe nuk dua tė adhuroj askėnd. Adhurimi im i pėrket fesė time. Kam kujdes nė kėto gjėra, idhujt pėr mua s`kanė vend.

Jeni pėr martesė apo bashkėjetesė ?

Jam pėr bashkėjetesė si fillim, pastaj sigurisht edhe pėr martesė.

Si vishesh nė jetėn e pėrditshme ? Po veshjet e femrave shqiptare si tė duken ?

Veshja ime ėshtė gjithmonė nė varėsi tė programit ditor qė kam. Nėsė ėshtė njė ditė e mbyllur nė zyrė, normalisht e veshur sport & praktike. Nėse programi ditor kėrkon dicka mė klasike apo moderne, sigurisht qė i pėrshtatem eventit. Nėse flasim pėr femra qė janė imazhe mediatike, them se i kapin tendencat, pasi vajzat e ekranit janė tė mirėinformuara. Nėse flasim pėr vajzat e vogla, e teprojnė pak mė veshjen e paradites ose nė shkollė. Mendoj sė ėshtė bukur t'i shikosh pa grim. Vitet e fundit tendenca po ndryshon, ama mendoj se duhet shumė kujdes nė kombinimin e veshjes me stilin qe tė pėrket, dhe ditės qė kemi pėrpara.

E re nė moshė dhe me sukses mbi supe, ky quhet guxim...

Edhe guxim, edhe punė, edhe ėndėrr, edhe njė horizont drejt tė ardhmes time. Pėrqindja e guximit ėshtė e madhe por 100 % ėshtė puna ime, pasi ėndrra tashmė po bėhet realitet. Mė pėlqen tė qėndroj tek e para, pasi po nuk guxove nuk arrin tė mėsosh as suksesin, as dėshtimin. Njeriu mundohet t'i ketė tė dyja kėto gjėra dhe mes tyre tė bėjė njė balancė tė ndershme.

Sa e frekuenton Anisa jetėn e natės ?

Pothuajse vetėm fundjavave, por ēdo gjė me karar.

Cili ėshtė sekreti juaj i formave tė bukura fizike ?

Sekreti kryesor pėr tė pasur dhe ruajtur format e bukura fizike krahas faktorit gjenetik ėshtė padyshim frekuentimi i palestrės, ushtrimeve te ndryshme pėr linjat & sigurisht njė dietė e rregullt ushqimore e pasur me shume perime dhe fruta.

Cili ėshtė personazhi shqiptar i veshur mė mirė, sipas jush ?

Personazhi Shqiptar i veshur mė mirė, do tė vecoja kėtu Kėngėtaren e mirėnjohur Jonida Maliqi, e cila ėshtė gjithmonė e kuruar nė cdo dalje publike.

Tė prekin thashethemet qė dėgjon pėr veten ?

Thashethemet nė momentin e parė prekin kėdo. Kur pastaj i analizon dhe i mendon me gjakftohtėsi, kupton qė bėhet fjalė vetėm pėr fjalė boshe dhe pa bazė i anashkalon. Njerėz tė boshatisur e thashethemexhinj ka gjithandej. Nėse nuk kanė gjė mė tė mirė pėr tė bėrė nė jetėn e tyre se tė merren dhe tė fantazojnė pėr dikė tjetėr, sigurisht qė nuk do tė mundem unė t'ua ndryshoj mendimin ose rutinėn e pėrditėshme.

A mund tė na jepni disa kėshilla mode mbi tendencat mė tė fundit tė momentit ?

Tendencat e dimrit nuk njohin limite kėtė sezon. Ato qė i karakterizonin koleksionet ishin ngjyra pa fund, dizenjot mesdhetare e ato latine. Mesa duket koleksioni i Gucci-t e i D&G ishin mjaftueshėm frymėzues per pasuesit tė cilėt sollėn njė mori ngjyrash e modelesh ekstravagante kėtė sezon dimėror. //HermesNews - ©2013//

Hermes Nikaj