Video

08/01/2013 15:09:34

Aktorėt nuk firmosin kontratėt e reja: Drejtori afron tė rinjtė

Pezullohen nga puna te 12 aktoret dhe trupa






GJIROKASTER - 12 aktorė tė teatrit “Zihni Sako” nė Gjirokastėr, janė ndaluar tė hyjnė nė qendrėn e punės nga drejtuesit e kėtij institucioni. Ka qenė njė urdhėr i drejtorit tė institucionit, Thimjo Fili, qė ka ndaluar hyrjen e aktorėve nė godinėn e teatrit.

Aktorėt e teatrit tė Gjirokastrės me njė veprimtari tė madhe skenike, thanė se nuk kanė asnjė njoftim zyrtar se pėrse janė pezulluar nga puna dhe kanė kėrkuar sqarime pėr kėtė vendim, qė sipas tyre, ėshtė i padrejtė dhe i pambėshtetur nė ligj.

Regjisori Vasil Ēuklla, shprehet se pėr shkak tė mungesės sė fondeve dhe ndėrprerjes sė investimeve prej bashkisė sė Gjirokastrės ėshtė pezulluar edhe puna pėr vėnien nė skenė tė shfaqjes sė parė tė kėtij viti tė pėrgatitur me seriozitet nga trupa e aktorėve.

Ndėrkaq, drejtuesit e teatrit thanė se, pėr herė tė parė kėtė vit janė hartuar kontratat e punės tė cilat pėrcaktojnė marrėdhėnien e punės mes aktorėve dhe bashkisė, pas konvertimit tė teatrit “Zihni Sako” nė Kompani Kulturore Teatrale.

Thimio Fili, drejtor i teatrit tha se, me ndryshimin e profilit tė teatrit, aktorėt duhet tė firmosin njė kontratė 1 vjeēare pėr tė cilėn ata hezitojnė dhe nuk bien dakord. Nė kėto kushte, sipas Filit do tė rekrutohen aktorė tė rinj dhe teatri do tė rinisė funksionimin.

Aktualisht teatri i vetėm i Gjirokastrės gjendet nė vėshtirėsi funksionimi prej mungesės sė fondeve dhe investimeve. Prej njė periudhe rreth 10 vjeēare produktiviteti i kėtij teatri ka qenė 1 shfaqje nė vit, duke zbehur kėshtu edhe jetėn kulturore nė Gjirokastėr.

HermesNews-©2012