stampa | chiudi

Tiranė

19/11/2014 18:42:00

Bozdo inspekton zonat e pėrmbytura

Shirat e rrėmbyer tė njė nate mė parė kanė shkaktuar probleme serioze nė rrugė, shtėpi dhe biznese






TIRANĖ - Bashkia e Tiranės ka dalė sot nė njė njoftim pėr mediat pėr tė sqaruar problematikat qė ka hasur gjatė inspektimit, pas reshjeve tė dendura tė shiut nė kryeqytet njė natė mė parė. Tirana sot paraqitet e stabilizuar, thuhet nė njoftimin e Bashkisė sė Tiranės, duke shpjeguar situatėn se “shirat e rrėmbyer tė njė nate mė parė kanė shkaktuar probleme serioze nė rrugė, shtėpi dhe biznese. “Shtabi i Emergjencave tė Bashkisė sė Tiranės ėshtė mbledhur menjėherė me rritjen e intensitetit tė reshjeve mbrėmjen e djeshme dhe ka pėrcaktuar detyrat pėr tė gjitha ndėrmarrjet dhe Policinė Bashkiake. 450 punonjės tė Bashkisė dhe Policisė Bashkiake kanė qenė gjatė gjithė kohės nė terren”, vijon njoftimi.

Bashkia e Tiranės bėnė me dije se “6 mjete tė grupeve tė gatshme tė Policisė Bashkiake dhe karroatrecė u instaluan pranė ēdo zone. Janė angazhuar gjithsej 220 forca tė Policisė Bashkiake tė cilėt u kanė ardhur nė ndihmė pėrdoruesve tė automjeteve tė cilėt kanė pasur vėshtirėsi qarkullimi dhe probleme teknike, pėr shkak tė nivelit tė lartė tė ujit”.

Nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Enno Bozdo ka inspektuar sot tė gjitha zonat me probleme nė Tiranė. Nė Urėn e Shkozės dhe tek banesat sociale ku ndodhen edhe pėrmbytjet mė tė mėdha, Bozdo duke folur pėr mediat ėshtė shprehur se “i kemi kėrkuar ndihmė Prefektit, pasi ka nevojė pėr mjete tė specializuara”. Ai i kėrkoi qeverisė tė hapė menjėherė financimin, nė mėnyrė qė pėrmbytje tė tilla tė menaxhohen mė mirė pėr t’u ardhur nė ndihmė qytetarėve”

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi