stampa | chiudi

Kulturė

18/11/2014 19:29:37

Lule pranė 'Partizanit tė Panjohur'

17 Nėntori ėshtė njė nga aktet politike dhe ushtarake mė tė rėndėsishme tė shekullit tė XX






TIRANE - 70 vjetori i ēlirimit tė kryeqytetit ėshtė pėrkujtuar sot nė njė ceremoni tė organizuar nga institucioni i Prefektit tė Qarkut Tiranė, ndėrkohė qė tė pranishėm ishin Kreu i Kuvendit, Kryeministri i Shqipėrisė, deputetė, ministra, veteranė dhe qindra qytetarė. Nėn tingujt e himnit kombėtar dhe tė kėngėve partizane, pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė shtetit vendosėn kurora me lule pranė monumentit tė “Partizanit tė Panjohur” nė nderim tė dėshmorėve qė dhanė jetėn nė betejėn e Tiranės 70 vite mė parė. Nė fjalėn e rastit, Prefekti i Qarkut Tiranė, z. Sadi Vorpsi theksoi se 17 Nėntori bashkoi sot qytetarėt e Tiranės dhe jo vetėm, pėr tė kujtuar njė nga ditėt mė historike tė kryeqytetit. “70 vite mė parė, nė Tiranė agoi njė ditė e re, e lirė nga pushtuesi i huaj. Shtėpitė pėrdhese tė kėtij qyteti u bėnė fole e ėndrrave, shpresave, idealeve tė lartėsuara, planeve dhe strehimit tė gjithė atyre njerėzve qė i dolėn pėr zot kombit nė ato ditė tė errėta tė historisė,” tha Vorpsi. 17 Nėntori shėnon njė nga aktet politike dhe ushtarake mė tė rėndėsishme tė shekullit tė XX, ndėrkohė qė pėr ēlirimin e kryeqytetit dhanė jetėn mbi 230 dėshmorė.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi