stampa | chiudi

Ekonomi

18/11/2014 11:40:27

Miratohet buxheti pa oponencėn e bluve

Parlamenti i jep Ok nė parim projektbuxhetit tė vitit 2015 me 77 vota pro






TIRANE - Njė buxhet pa masa shtrėnguese dhe me njė synim tė qartė, nė fund tė mandatit tė katėrt parashikohet rritja 4%. Ambicioze. Fondet e qeverisė pėr vitin e ardhshėm u miratuan me 77 vota, pas 13 orė debatesh mes tė vetėve brenda mazhorancės, pasi mungoi oponenca kryesore e bluve. Nė distancė demokratėt kanė akuzuar pėr rritje taksash, ndėrsa Rama tha se paketa e re fiskale ul ose zeron 15 tė tilla dhe rrit vetėm tre taksa. Taksa e qarkullimit do tė rritet me 10 Lek/L. Rama kėtė e lidh me kontributin pėr gjelbėrimin dhe rritjen e sigurisė nė rrugė. Njė buxhet qė kėrkon tė ulė mbi tė gjitha borxhin publik. Demokratėt mendojnė se e gjitha kjo do tė rėndojė mbi xhepat e qytetarėve. Buxheti i vitit 2015 i rrit me rreth 49 miliardė lekė tė ardhurat totale tė krahasuar me kėtė vit, nga tė cilat 16 miliardė vijnė nga rritja e taksave dhe pjesa tjetėr nga rritja e ekonomisė dhe mirėadministrimi.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi