stampa | chiudi

Analiza

11/11/2014 18:36:23

Rama nė Serbi dhe tre nivelet e politikės shqiptare

nga Shenasi Rama






NEW YORK - Nė ēdo moment, njė veprim politik duhet tė konsiderohet nga tre kėndvėshtrime tė ndryshme. Sė pari, nga efekti qė ka mbi interesin kombėtar-shtetėror dhe vendin qė zė shtet-kombi midis shteteve nė sistemin ndėrkombėtar ku sjellja e caktuar ose shpėrblehet ose dėnohet nga strukturat e sistemit ndėrkombėtar. Sė dyti, nga efekti qė ka mbi politikanėt vetė dhe nė vendin qė kėta zėnė nė strukturėn e njerėzve me pushtet brenda shtetit tė caktuar dhe fuqinė qė kanė mbi shtetin dhe strukturat e tij. Dhe, mė nė fund, veprimi politik konsiderohet nga efekti qė ka mbi masėn e njerėzve dhe tė mbėshtetėsve qė gjykojnė emocionalisht dhe qė, nė mungesė tė dijenive, ngatėrrojnė ndjenjat e tyre me politikėn. Shpeshherė ndodh qė pėr hir tė emocioneve tė mbėshtetėsve, tė interesave tė politikanėve vendimmarrės, tė momentit kritik e tė shtysave tė caktuara, ose interesi kombėtar, ose karriera e politikanit, ose ndjenjat e popullit lėndohen dhe dėmtohen. Mirėpo, kjo ėshtė politika, dhe kėshtu vendosen fatet e popujve dhe bėhet historia e tyre. Edhe vizita e Edi Ramės nė Serbi duhet tė shihet e konsiderohet nga kėto tre nivele qė kushtėzojnė tre kėndvėshtrime tė ndryshme.

Struktura e sistemit ndėrkombėtar ka ndryshuar dhe tani jemi nė njė gjendje edhe mė tė rrezikshme se tė Luftės sė Ftohtė. Dy koalicionet e shteteve dhe kampet e tyre janė shkėputur dukshėm nga njėri-tjetri, dhe pavarėsisht pėrpjekjeve pėr tė mbuluar e sheshuar problemet, rrugėt janė tė ndara e tė papajtueshme. Nė kėto raste, struktura e sistemit ndėrkombėtar pėrcakton edhe fatin e vendeve tė vogla, ashtu si edhe vendet e vogla pėrcaktojnė anėn qė do tė marrin nė kėtė pėrplasje historike tė shteteve tė mėdha e tė superfuqive. Nė kėtė rast shteti shqiptar ėshtė njė shtet qė s’ka ushtri, por ėshtė pjestar i NATO, njė aleancė politiko-ushtarake, dhe kjo sjell obligime tė cilat e kushtėzojnė cdo sjellje politike e veprim tė politikanėve shqiptarė. Aspirata e anėtarėsimit nė BE, kushtėzon politikat e tjera. Pra vendi i shtetit shqiptar ėshtė pėrcaktuar qartė dhe sovraniteti I tij ėshtė I kufizuar ndjeshėm. Nga ana e tyre, serbėt duan tė luajnė mė dy porta, tė kenė marrėdhėnie tė mira ekonomike e politike me BE, tė mos hyjnė nė NATO, dhe tė kultivojnė aleancėn me Rusinė qė ka qėnė garanti historik I pavarėsisė sė shtetit tė tyre dhe e ruajnė me fanatizėm sovranitetin e shtetit tė tyre.

Nga ky kėndvėshtrim, sipas mendimit tim, kushdo qė don tė ketė serbėt nė anėn e tyre, duhet tė pėrmbushė tre kushte tė padiskutueshme, gjithnjė nga kėndvėshtrimi I mendėsisė sė tyre: pavarėsinė e plotė tė Serbisė, njohjen e Serbisė sė Madhe (deri nė Adriatik), dhe njohjen e Kosovės si pjesė integrale e Serbisė ose, nė rastin mė tė keq pėr serbėt, njohjen e njė spfere tė influencės serbe mbi Kosovėn qė shkon deri nė atė pikė sa Beogradi tė ketė veton mbi cdo gjė qė ndodh nė Kosovė, natyrisht me pėrjashtim tė pranisė ushtarake tė NATO dhe tė vetėqeverisjes sė shqiptarėve nė nivel lokal.

Edhe serbėt nuk kanė dashur e nuk duan tė kontrollojnė tė gjithė Kosovėn sepse nė 30 vjet, edhe sipas llogarive tė Millosheviqit, shqiptarėt beheshin shumica nė Serbi. Mirėpo, ata duan tė nxjerrin maksimumin nė lidhje me kėto tre probleme dhe tė gjithė palėt e dinė se cka duan serbėt dhe kėshtu po luhet edhe loja. Rusėt ofrojnė atė qė duan serbėt, por ata janė tė dėnuar tashmė prej historisė. Kinezėt janė larg dhe Serbia ėshtė vend pa dalje nė det, cka do tė lejonte pavarėsi maksimale, e kėshtu nuk lejon shumė mundėsi, sepse Danubi nuk ėshtė det dhe Serbia eshtė e rrethuar nga tė gjithė anėt nga shtete tė NATO. Kėshtu qė ata janė tė detyruar tė luajnė me BE, me Europėn, tė japin e tė marrin edhe me NATO, dhe nė kėto kushte, tė bėjnė atė qė munden pėr tė arritur qėllimet e tyre.

Kyci i gjithė ēėshtjes serbe, ajo pėr tė cilėn ata nuk do tė negociojnė, por qė do tė jetė kushti vendimtar mbi anėn qė do tė marrin ėshtė Kosova dhe kontrolli mbi tė. Nuk ka mundėsi qė tė negociohet me palėn shqiptare sepse paria shqiptare nė Kosovė druhet nga politika serbe si nga gjarpėri. Shqiptarėt e Kosovės janė psikologjikisht tė kushtėzuar qė tė kundėrshtojnė e tė shohin me dyshim cdo afrim me Beogradin. Brezat e rinj nuk kanė as kompleksin e inferioritetit, as mekanizmat e kontrollit, as besnikėrinė ndaj parive lokale qė mundėsonin sundimin e Serbisė. Shqiptarėt e Kosovės janė shumė kombėtaristė, dhe plagėt janė aq tė freskėta sa nuk ėshtė e mundshme qė tė ketė kthim tė Serbisė drejtpėrsėdrejti nė kontroll tė Kosovės. Rruga e vetme ėshtė qė tė ketė njė kontroll tė tillė qė tė kushtėzojė tė ardhmen e Kosovės, politikat qė vendosen nė Kosovė, dhe vendimet qė do tė merren nga qendrat qė kontrollojnė Kosovėn. Dhe interlokutori mė I mirė pėr serbėt me tė cilin mund tė arrihet kjo gjė ėshtė shteti shqiptar, shteti qė deri mė tani konsiderohej si shteti amė i shqiptarėve. Nėse beogradi dhe Tirana punojnė bashkė, shumė mė e mundshme ėshtė qė Kosova do tė mund tė kthehet nė njė shtet formal, pa sovranitet, nė njė zonė tė hapur midis dy shteteve amė, Serbisė dhe Shqipėrisė.

Prandaj vizita e Edi Ramės ishte e rėndėsishme pėr tė gjithė. Ajo erdhi menjėherė mbas vizitės sė Putin, cimentimit tė aleancės Ruso-serbe, interlokutori I sė cilės ishte Nikoliqi, dhe pėrpjekjes sė BE pėr tė afruar Serbinė dhe pėr ti dhėnė asaj gjithcka qė ajo don, me cdo cmim, sa kohė qė nuk shkon me rusėt dhe interlokutori nga pala serbe ishte Vucic dhe Dacic, e mbas kuintave edhe Tadic. Mirėpo, serbėt tė cilėt duan tė zbutin efektin e vizitės sė Putin, qoftė edhe pėr konsum public e lejuan kėtė shfaqje tė Edi Ramės ne Beograd. Edi Rama bėri detyrėn, dhe tha atė qė pritej dhe atė atė qė duhej pėr tė thėnė aty, por jo atė qė duhej thėnė nė emėr tė shqiptarėve, sepse ajo as nuk I shkon ndėrmend me e thanė. Serbėt e dinė zanatin e tyre dhe I vunė tė nesėrmen nė Kurir 18 foto qė nė sytė e popullit tė tė tyre tregojnė se kush ėshtė Edi Rama dhe kush I pėrfaqėson shqiptarėt. Serbėt mendojnė se e kontrollojnė popullin e tyre si bletėt.

Tani, tek pika e dytė. cili ėshte efekti nė politikėn shqiptare? efekti nė politikėn shqiptare ėshtė se Edi Rama do tė paraqitet si kreu I kombėtarizmit shqiptar. U lanė e u shpėlanė tė gjithė veprimet e tij anti-kombėtare, e jo vetėm tė tijat por edhe tė gjithė bandave qė drejtojnė politikėn e Tiranės. Tani, duke qėnė kryeministri I shqiptarėve, dhe duke qėnė I brohoritur nė mėnyrė naļve nga tė gjithė anėt, dhe duke anashkaluar elitėn shqiptare nė Prishtinė, Edi Rama ka tagėr me vendosė pėr shqiptarėt dhe me sė pari, ish-udhėheqja e UCK do tė ketė arsye tė mendohet dy herė sepse ėshtė e qartė se ku duhet tė pėrfundojnė disa prej tyre. Pėr mua, kjo ishte njė lojė e zgjuar por edhe ky ėshtė triumfi mė I keq I katundarizmit politik. Ky ėshtė legjitimimi I njė kozmopolitani si nacionalist, njėlloj si ai I Sali Berishės, sepse kėta nuk kanė asnjė dallim. Gjėja mė qesharake qė mundet me ndodhė.

Mirėpo, me kėtė legjitimim, jo vetėm qė Edi Rama do tė ketė zė pėr tė vendosur, sic edhe ka bėrė nė takimin me Vucic e Dacic, edhe pse nuk na tha njeri gjė, sepse askush nuk ėshtė aq budalla sa tė na e thotė neve, porhajde e bindi njerėzit se ky nuk ka asnjė pikė ndjenje kombėtare, as nuk dnjehet shqiptar, as ka punuar ndonjeherė pėr shqiptarėt, as ka me punue. Tė kishte thėnė nė Beograd, se kemi pėrjetuar tre genocide prej jush, por se do tė punojmė me ju, se na keni vrarė, dhunuar, dėbuar e kriminalizuar, por prapė ne do tė punojmė me ju, se Kosova nuk ėshtė e nuk ka qėnė si Krimeja, se I ka takuar sovraniteti sepse e ka pasur me Kushtetuėn e viti 1974, por ne duam tė mbrojmė edhe shqiptarėt edhe serbėt e Kosovės, se duam njė tė ardhme bashkė pavarėsisht tė shkuarės, se kemi qindramijera shqiptare ne Serbi dhe duam te jene nje ure bashkepunimi e respekti te dyanshem, unė do ta kisha duartrokitur I pari. Po me njohjen nga 108 shtete, jo vetėm qė Kosova ėshtė njė fakt I njohur politik, por sė shpejti do tė ketė zgjidhje tė tjera jashtė mundėve tė Serbisė pėr ta kushtėzuar ecurinė e proceseve. Atėherė edhe unė do ta kisha respektuar edi Ramėn, por ai tha atė qė ėshtė e pashmangshme dhe minimale, dhe pėr tė cilėn nuk ka asnjė meritė. Ishte teatėr, teatėr dhe teatėr politik i keq, e megjithatė funksionoi, sepse ky ėshtė niveli ku luhej loja.

Tani tek niveli I tretė. Efekti nė popull ėshtė se ka njė katarsis tamam katundar e shpėrthim injorant tė ndjenjės kombėtariste qė e sheh kėtė klanin e jenicerėve dhe aleatėt e tyre si shpėtimtarė tė kombit. Me njė vizitė nė Beograd, horrat u bėnė patriotė e atdhetarė tė shquar. Erdhi puna me e konsiderue edhe Edi Ramėn, njė kozmopolit pa vlera ideologjike, si hero tė kombit shqiptar. Dhe nė nivelin e tretė, si popull, shqiptarėt po bėjnė njė gabim tjetėr tė rėndė, pėr tė cilin nuk kanė me pasė as kohė e as mend me u pendue, sepse ajo qė vjen, do tė jetė edhe me e keqe, e propaganda massive televizive e mediale ua shpėrlan trunin pėrditė e nė cdo moment. Prandaj kjo ėshtė njė vizitė e rrezikshme, me dėme tė pariparueshme, dhe me njė prapavijė tė dyshmtė pėr shqiptarėt qė nuk janė tė qartė pėr interesin e tyre kombėtar, dhe po ndjekin profetėt e rremė qė punojnė vetėm pėr vete, e pėr klanet e tyre kriminale.

E nė pėrfundim, kjo ishte njė vizitė e rėndėsishme. Po ashtu, ishte njė vizitė shumė e rrezikshme. Por, ishte edhe njė tregues I qartė se sa poshtė jemi e sat ė kontrollueshėm jemi prej njė grupi jenicerėsh qė nuk pyesin pėr asgjė, vetėm pėr interesat e tyre dhe qė na trajtojnė si njė popull injorant e pis milet, si thotė Kryeministri I Lumturisė Kombėtare, Edi Rama “ju, njerėzit e zakonshėm”.

Blogu Rrethi i Ferrit

stampa | chiudi