stampa | chiudi

Ekonomi

07/11/2014 16:05:49

11 milione euro per kanalizimet

Ky grant i ri siguron qė ndėrmarrjet e ujėsjellėsve nė 7 bashki tė operojnė me eficiencė nė ofrimin e shėrbimit pėr rreth 400 mijė qytetarė






TIRANE - Zvicra jep mbi 11 milion euro pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės sė ujėsjellėsve e kanalizimeve nė Shqipėri. Marrėveshja e financimit u nėnshkrua nga ministri i Financave Shkėlqim Cani, ministri i Transportit dhe Infrastrukturės, Edmond Haxhinasto dhe ambasadori zviceran nė Shqipėri, Kristof Graf. Ky grant i ri siguron qė ndėrmarrjet e ujėsjellėsve nė 7 bashki tė operojnė me eficiencė nė ofrimin e shėrbimit pėr rreth 400 mijė qytetarė. Pėrfitues nga kjo marrėveshje janė bashkitė e Beratit, Kuēovės, Gjirokastrės, Kamzės, Lushnjes, Delvinės e LIbrazhdit. Ministri i Financave, Shkėlqim Cani, theksoi pėrgjegjėsinė qė kanė qeveria, bashkitė dhe ndėrmarrjet e ujit si pėrfitues. “Miqtė dhe partnerėt tanė po na mbėshtesin. Nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje pėr ndihmė financiare na lehtėson nga disa dhimbje tė buxhetit dhe na liron pėr tė plotėsuar nevoja tė tjera tė panumėrta tė ekonomisė. Por, uji ėshtė i pari dhe ja pse e kemi kthyer ujin nė prioritet”, tha ministri Cani. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturės, Edmond Haxhinasto, tha ky projekt ėshtė nė linjė me prioritetet e qeverisė pėr sistemin e ujėsjellsėve dhe kanalizimeve, veēanėrisht me adresimin e humbjeve tė ujit nė kėtė sektor, duke i shėrbyer objektivit tė madh tė rritjes sė nivelit dhe cilėsisė sė shėrbimeve qė i ofrohen qytetarėve. Ndėrsa ambasadori zviceran, Christoph Graf, theksoi se nė 7 bashki banorėt do tė gėzojnė mundėsinė pėr furnizim tė sigurt me ujė tė pijshėm dhe pėr shkarkim tė pėrshtatshėm pėrmes kanalizimeve.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi