stampa | chiudi

Ekonomi

01/11/2014 17:21:12

Prishen negociatat me Rapiscan

Dogana nuk ėshtė autoriteti vendimarrės pėr kėtė ēėshtje, por nė shumė vende tė botės skanimi ėshtė njė kompentencė shtetėrore dhe nuk ka pse t’i jepet njė kompanie tė huaj qė rėndon biznesin






TIRANE - Drejtore e Pėrgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, deklaroi se kontrata e koncesionit tė skanimit me kompaninė “Rapiscan” nuk ishte e zbatueshme dhe ankesat e biznesit pėr koston e lartė ishin tė mėdha. “Qeveria ishte nė njė proces negociatash me kompaninė. Kontrata ishte e pazbatueshme”, deklaroi Spiropali gjatė njė takimi me perfaqėsues tė biznesit nė Shkodėr. Pėrsa i pėrket arbitrazhit, Spiropali shpjegoi se Avokati i Shtetit ėshtė institucioni i cili po merret me procedurat pėr mbrojtjen e shtetit shqiptar. “Nuk jam unė autoriteti kompetent pėr tė folur pėr kėtė ēėshtje. Ēėshtja po ndiqet nga Avokati i Shtetit, por mund tė them se ka njė problem shumė tė madh me mėnyrėn si janė dhėnė koncesionet dhe kontratat qė janė lidhur”, tha Spiropali. Lidhur me procesin e skanimit nė dogana, ajo shpjegoi se ky shėrbim mund t’i mbetet shtetit. “Dogana nuk ėshtė autoriteti vendimarrės pėr kėtė ēėshtje, por nė shumė vende tė botės skanimi ėshtė njė kompentencė shtetėrore dhe nuk ka pse t’i jepet njė kompanie tė huaj qė rėndon biznesin”, tha Spiropali. Marrėveshja koncesionare me kėtė kompani ėshtė nėnshkruar nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ne nentor te vitit 2011 dhe ishte parashikuar tė zgjaste 15 vjet.Kompania amerikane “Rapiscan”, e kontraktuar pėr skanimin e mallrave nė doganė, i ėshtė drejtuar arbitrazhit ndėrkombėtar me pretendimin e prishjes sė kontratės nė mėnyrė tė njėanshme nga qeveria shqiptare dhe ka kėrkuar dėmshpėrblim nė shumėn 359 milionė dollarė.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi