stampa | chiudi

Ekonomi

21/10/2014 14:14:05

Greqia, rekord turistėsh pėr 2014tėn

Nė studim vihet nė dukje se po vazhdon pėrmirėsimi i imazhit tė lėvizjes turistike tė 2014-ės









ATHINĖ - Numri i turistėve pėr vitin 2014 vlerėsohet do tė tejkalojė shifrėn 20 milionė, (pa pėrfshirė turistėt e kroēerave qė pėrllogariten nė 2,5 milionė), kundrejt 17,8 milionė nė 2013, ēka rrjedhimisht arrihet nė pėrfundimin se fluksi i pėrgjithshėm turistik nė Greqi vlerėsohet nė 22,5 milionė turistė, sipas njė analize tė hollėsishme nga banka greke ”Alpha Bank” nė buletimin e saj tė fundit financiar. Nė studim vihet nė dukje se po vazhdon pėrmirėsimi i imazhit tė lėvizjes turistike tė 2014-ės, pasi, sipas tė dhėnave tė Lidhjes sė Bizneseve Turistike (SETE), numri i turistėve tė mbėrritur nė aeroportet kryesore tė vendit (me fluturime direkte nga jashtė shtetit), shėnoi nė shtator 2014 njė rritje prej nėntė pėr qind nė bazė vjetore, kundrejt njė rritjeje prej 12,2 pėr qind nė shtator 2013.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi