stampa | chiudi

Kosovė

17/10/2014 15:13:34

Kontroll pėr drogė dhe armė nė veri

Aksione blic tė policise nė lokalet e mitrovicės






MITROVICE - Me 16 tetor 2014, rreth orės 21:00, Drejtoria pėr Hetimin e Trafikimit me Narkotikė, ka realizuar njė operacion policor, tė koduar me emrin “Vjeshta”, me qėllim identifikimin e personave qe merren me pėrdorim dhe trafikim tė substancave narkotike nė lokale tė ndryshme nė tė gjitha rajonet e Kosovės.

Operacioni policor i realizuar nga DHTN ka rezultuar me arrestimin e 25 (njėzet e pesė) personave dhe konfiskimin e 4 pistoletave me 18 fishekė, 14.6 g marihuanė, 4 g heroinė, 15 thika, 1 shufėr metali, 1 shufėr gome, 1 bajonetė, 1 boks metali.

Gjatė realizimit tė operacionit policor nė Prishtinė janė bastisur 4 lokale ku janė arrestuar 11 persona tė dyshuar, tek tė cilėt janė gjetur dhe janė konfiskuar: 2.4 gramė marihuanė, dhe 7 thika.

Nė Mitrovicėn e jugut janė kontrolluar 4 lokale, me ē`rast janė arrestuar 5 persona dhe janė konfiskuar 4 qese me 4.7 g marihuanė dhe 1 thikė, kurse nė Mitrovicėn e veriut janė kontrolluar 2 lokale por nuk ėshtė gjetur asgjė.
Nė Pejė janė kontrolluar 4 lokale, ku janė arrestuar 5 persona dhe janė konfiskuar 2.8 g marihuanė, 5 thika dhe 1 mulli pėr bluarjen e marihuanės.

Nė Prizren janė kontrolluar 9 lokale dhe janė arrestuar 4 persona, ku janė konfiskuar 2 pistoleta me 8 fishekė, njė boks metali, njė shufėr metalike. Po ashtu njė lokal ėshtė mbyllur nė mungesė tė dokumentacionit dhe janė njoftuar inspektorėt.

Nė Ferizaj janė kontrolluar 4 lokale dhe ėshtė arrestuar njė person. Gjatė operacionit janė konfiskuar 4 g heroinė, 2 pistoleta, 10 fishekė dhe njė thikė. Gjatė kontrollit nė dy lokale janė identifikuar 29 persona tė gjinisė femėrore (10 dhe 19) duke punuar pa dokumentacion pėr tė cilat janė njoftuar autoritetet pėrkatėse.

Nė Gjilan janė kontrolluar 6 lokale janė konfiskuar 0.7g marihuanė dhe njė thikė. I tėrė operacioni ėshtė realizuar nėn autorizimin e prokurorit pėrkatės dhe nė bashkėpunim me Drejtorinė e Njėsive tė Specializuara dhe njėsi tė tjera nga drejtoritė rajonale tė Policisė.

komunikatė pėr shtyp

stampa | chiudi