stampa | chiudi

Analiza

16/10/2014 18:06:48

Futbolli dhe kombėtarizmi

Prof. Dr Shenasi Rama






HermesNews - Nė literaturėn mbi nacionalizmin dhe kombėtarizmin, sporti, e vecanėrisht futbolli zė njė vend pėrherė e me tė rėndėsishėm. Pėrpjekja sistematike e elitave tė vendeve tė ndryshme tė Europės ka qėnė qė dėshirėn pėr tė qėnė mė tė mirė se tė tjerėt, mė tė sigurtė pėr vetveten e vendin qė kombi zė nė mes tė kombeve tė tjera, ta transferojnė nga fusha e betejės tek fusha e sportit. Me njė fjalė, beteja ndėrmjet dy kampionėve, pelivanėve, tė zgjedhurve tė njė njė kombi ushtrie ripėrsėritet, pa gjak e pa dhunė, nė ndeshjen ndėrmjet dy skuadrave kombėtare. Nė kėto ndeshje shpesh shihen se ku janė besnikėritė e vėrteta tė njerėzve. Pėr shembull nė ndeshjen Francė Algjeri, edhe ata francezė me origjinė algjeriane mbėshtetėn Agjerinė kundėr Francės, ceshtje qė ngriti jo pak pikėpyetje. Fytyra e keqe e kėtyre besnikėrive u pa nė vrasjen nga disa tifozė grekėt nė Zakinthos tė njė shqiptari qė festonte fitoren e Kombėtares shqiptare nė vitin 2004 ndaj kombėtares greke.

Mirėpo nė mes tė argumenteve tė shumta tė lidhura me identitetin e tė tjera, njė nga argumentet mė provocative ėshtė se ekipi kombėtar, edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme, pavarėsisht se kush ėshtė drejtuesi, do tė pasqyrojė karakterin kombėtar e do tė bėhet fytyra e njė kombi, dhe modeli i sjelljes sė tij. Kjo anė kulturore shihet nė stilin, nė organizimin, nė pėrdorimin e topit, e nė mėnyrėn se si fitohet e si luhet nė lojė. Nga ky kėndvėshtrim, ajo qė ndodhi dje nė Beograd ėshtė njė ngjarje qė ka lėnė njė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e kombėtarizmave shqiptarė e serbė e tė marrėdhėnieve ndėrmjet popujve. Arsyeja pse kjo ndeshje do tė kujtohet pėr shumė e shumė kohė ėshtė se fytyra e kombėtarizmave respektivė u tregua qartė dhe pa mėdyshje. Edhe nga kaq pak, nga njė ndeshje futbolli, ėshtė e pamundur mos me e kuptue se Ballkani jo qė nuk i ka zgjidhur, po nuk ėshtė askurkund afėr zgjidhjes reale tė problemeve politike e tė identitetit. Politika bėhet pėr interesa por luhet me emocionet e njerėzve dhe dje, gjendja emotive ishte tejet e prekshme dhe e lartė. Mė e rėndėsishmja ėshtė se dje u treguan tre fytyrat e kombėtarizmit qė shqetėsojnė shqiptarėt. Dhe shqetėsimi vjen pėr arsye tė ndryshme.

Nga njė anė ishte nacionalizmi ekstrem cetnik i tifozerisė serbe qė e ktheu ndeshjen nga njė lojė sporti nė njė shprehje tė histerisė ekstreme nacionaliste. Si njė kor gjigand, i gjithė stadiumi ushtonte nga kėngėt e cetnikėve dhe thirrjet pėr vrasjen e shqiptarėve. Duhet me iu dhanė tė drejtė zyrtarėve serbė qė kėmbėngulėn se nuk duheshin lejuar tifozėt shqiptarė nė stadium. Ata e njohin mirė popullin e tyre dhe e dinin se mund tė ndodhte e se cka do tė ndodhte. Dhe pėr me iu dhanė hakun, kishin mobilizuar mijra policė me tepėr se sa nė njė ndeshje tjetėr. Mirėpo, ajo qė nuk kishin llogaritur ishte se histeria nacionaliste do tė kapte nivelet e tėrbimit e tė urrejtjes qė ndajnė popujt pėr shumė kohė. Ėshtė e vėshtirė me ndėrtue ura bashkėpunimi me dikė qė shfaq njė nivel urrejtjeje tė tillė pėr tjetrin. Askush nuk duhet me besue pėr njė minutė se tė gjithė serbėt janė tė kėqinj apo se ata pėrfaqėsohen nga ata tifozė nė stadium. Por, ajo qė ndodh ėshtė se nė mendėsinė e njė populli tjetėr, ajo qė ndodhi nė stadium kthehet nė stereotipin e grupit tjetėr qė mandej shihet si shkaku I tė keqes. Nė kėtė mėnyrė, duke e parė kėtė nivel urrejtjeje pėrbuzjeje, dėshire pėr vrasje e pėr hakmarrje primitive, tjetri bėhet jo I “huaji’ por bėhet armiku dhe jo vetėm aq, tjetri bėhet armiku pėr vdekje. Dilema e sigurisė funksionon nė kėtė mėnyrė: duke kėrkuar me shfaqė e me riafirmue bindjet tuaja, ti e kėrcėnon tjetrin dhe interesat e tija jetike. Duke e konsideruar nė vazhdimėsinė e argumenteve historike, pra, kjo ndeshje ėshtė bėrė, si ajo me Greqinė mė 2004, njė shtresė tjetėr nė armiqėsinė midis nacionalizmit shovinist, revizionist e revanshist dhe tė tjerėve. Paritė sunduese mund ta harrojnė, por njerėzit e thjeshtė nuk do ta harrojnė sepse kjo vetėm iu shtohet pėrvojave negative tė shkuara.

Nga ana tjetėr ishte kombėtarizmi i skuadrės shqiptare, e cila ka vetėm dy lojtarė qė janė rritur nė shtetin shqiptar. Nga tė gjithė trojet ku jetojnė shqiptarėt, nė kėtė ndeshje ata pėrfaqėsojnė shtetin shqiptar por u sollėn si pėrfaqėsues tė kombit tė tyre. Edhe pėr ta, gjendja psikologjike ishte e rėndė. Momenti kritik ishte kur tifozė ekstremistė, me sa thuhet, Shvercerat e Shkupit, pra tifozė shqiptarė tė skuadrės shqiptarė tė Shkupit nė Maqedoni, nga jashtė stadiumit, duke llogaritur gabimisht se duhet tė ishte koha e pushimit ndėrmjet dy pjesėve lėshuan, nė njė provokim tė hapur, njė fluturuese tė telekomanduar me nje flamur qė tregon shtet-kombin shqiptar tė shtrirė nė tokat ku kanė jetuar shqiptarėt ashtu si e imagjinojnė jorealistėt e shumtė ndėrmjet shqiptarėve. Duke kėrkuar me shmangė tė keqen qė mund tė shtohej, si pėr shembull nga cdo veprim qė mund tė shihej si pėrdhosje e flamurit, disa futbollistė shqiptarė u munduan ta nxjerrin atė flamur nga fusha dhe nė fillim patėn edhe mirėkuptim nga dy lojtarėt serbė. Ajo qė ndodhi mė pas ishte njė shpėrthim i momentit dhe nuk heq asgjė nga sjellja dinjitoze e shumė lojtarėve shqiptarė por edhe serbė qė kėrkuan me luejtė sport, pavarėsisht fyerjeve qė I bėnė njeri tjetrit, e gjėrave qė u thanė. Por edhe pse tė gjithė lojtarėt nė fushė luajnė nė Europė e kanė sjellje sportive profesionale, shihej qartė se ndjenja kombėtare tek skuadra shqiptare e serbe ishte krejtėsisht e prekshme njėlloj si midis dy skuadrave si Horacėt e Kuracėt nė Romėn e lashtė. Ky ėshtė edhe kombėtarizmi pozitiv, kur nuk kėrkohet tė bėhet sherr me tjetrin, por tė ruhet dinjiteti e normat e sjelljes sportive dhe njerėzore. Duke kėrkuar me fitue ndeshjen, skuadra shqiptare i dha njė fytyrė tjetėr, tė edukuar dhe pozitive, kombėtariste e moderne shoqėrisė shqiptare ashtu si edhe pati shembuj nga skuadra serbe ku u sollėn me dinjitet e kėrkuan me ndalua sherrin. E megjithatė, mbizotėruese nuk ishte pozitivja por e keqja e pėrshkruar nė shfaqjen e parė tė nacionalizmit.

Pėrkundėr kėtyre dy esktremeve ishte edhe forma e tretė e shfaqjes sė ndjenjave qė nuk ishte e pranishme kund. Kjo ishte ndjenja e antikombėtarizmit, e manifestuar nė sjelljen arriviste e tė pafytyrė tė parisė sunduese tė Tiranės. Asnjė pushtetar nuk shkoi nė Beograd, por ishin nė FB e nė Tėitter. Kryeministri i Lumturisė Kombėtare ėshtė nė Boston, me dhanė njė ligjėratė nė njė shkollė ku cdo profesor i pranishėm, din me shumė pėr politikėn ndoshta se vetė ai dhe i gjithė delegacioni i tij bashkė. Duhej qė tė paktėn njė drejtues shteti tė ishte me skuadrėn, sepse dihej qė duhej dhėnė mesazhi kur te gjithė drejtuesit e shtetit serb do tė ishin nė tribunė. Nuk kishte pse tė kishte frikė, sepse ashtu, tė paktėn dergohej njė mesazh gatishmerie per mirekuptim. Por, edhe pse kėsaj here nuk shkoi njeri, qė nė mos tjetėr tė dėrgohej njė mesazh mirėkuptimi, edhe pėrkundėr asaj qė ndodhi, paria do tė nisė njerėzit javėn tjetėr qė tė bėjnė pazaret qė duan paritė. Nė rrugėn e tyre paria sunduese nė shtetin shqiptar, qė nga Kryeministri i Lumturisė Kombėtare, tek Kryetari i Kuvendit tė Lumturisė Kombėtare, tek Kryetari i Opozitės sė Lumturisė Kombėtare e me radhė ndjekin vetėm interesat e tyre. Tė gjithė punojnė me interesa e grupe qė nuk pyesin pėr popullin e tyre dhe kjo qė ndodhi vetėm sa ua prishi pak planet e vizitės sė ardhshme dhe tė pazarllėqeve qė do tė bėjnė.

Nga njė herė ėshtė mė mirė me heshtė dhe me i lanė gjėrat tė shkojnė nė rrugėn e tyre, e nganjėherė duhet edhe me reflektue pak me thellė mbi atė qė ndodhi sepse ferra e vogėl e fsheh lepurin e madh, dhe ngjarje tė tilla tė tregojnė se cka ėshtė e rėndėsishme dhe bėhen mesim pėr tė ardhmen. Ndeshja dhe i gjithė konteksti nė tė cilin u zhvillua ajo, tregoi tre fytyra tė identitetit, pėr perceptimit tė tij dhe tė politizimit tė identitetit. Kėto shfaqje ishin te kombėtarizmit pozitiv tek skuadra shqiptare, tė nacionalizmit negative tek tifozeria serbe e tė kozmopolitanizmit tė interesit tek paria e Tiranės. Nga njė anė, ishte njė stadium i mbushur me njė urrejtje tė thellė pėr atė qė serbėt e konsiderojnė njė padrejtėsi tė madhe, nga ana tjetėr ishte nje skuadėr qė nėn trysni tė mėdha pėrfaqėsonte kombin e vet. E pėrfaqėsuesit e parisė sė Tiranės nuk ishin kund. Por dihet se ata do tė vazhdojnė nė rrugėn e tyre, qė pa marrė fare nė konsideratė gjė tjetėr si pėr shembull interesin kombėtar, do tė ndjekin interesat e veta e do tė punojnė kundėr popullit tė vet.

About these ads

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi