stampa | chiudi

Analiza

12/10/2014 12:47:26

Kompleksi i nderit

nga Doriana Metollari






HermesNews - Imagjino tė tė pėrdhunojė dikush vajzėn dhe ti tė ikėsh nga qyteti sepse nuk e pėrballon dot pėrdhunuesin tė tė kalojė para syve. Policia nuk ėshtė opsion sepse bėhet publike. Kėshtu kriminelit i bėhet hapėsirė, morali shoqėror korruptohet dhe viktima ndjehet me faj.

Dhe sa raste ka ?

Ti marrim me radhe. Pse kriminiletit i bėhet hapėsirė ? Eshtė ēėshtje tė drejtash. Tė kesh njė tė drejtė ėshtė dicka, ta ndjesh ėshtė diēka krejt tjetėr. Koncepti i lirisė dhe pėrgjegjėsisė ėshtė ende i vėshtirė pėr t'u ushtruar sepse "mbyllja" ėshtė problem nė kėtė vend. Njerėzit janė ose shumė tė mbyllur, ose shumė kriminelė. Pastaj ka njė nivel mė tė lartė se mbyllja, por duhet tė rritet ende mė shumė.
Pėr tė dyja rastet kthehet nė kompleks, tė jetosh pa u influencuar nga fjalėt.

Shoqėria, sidomos femrat u lėnė shumė hapėsira invadencės dhe ngacmimeve seksuale, qoftė nė rrugė qoftė nė punė, apo nė shtėpi. Dmth ose durojnė ose bėhen burrnėsha me kallash.

Njė sjellje e matur ekziston shumė pak.

Sa reagon shoqėria nė lidhje me kėtė krim ? Shumė pak. A ju kujtohet rasti i Edlira Gegės ?

Mė kujtohet njė koment nė fb qė tha "paska rrit ēmimin?". Sa meshkuj kanė tentuar qė ta bėjnė tė ndjehet me faj dhe tė merituar atė trajtim qė i bėri Agron Cane. Tani e po bėj dhe pyetjen e radhės: sa femra nė kėtė vend vuajnė pėr shkak se nuk kanė forcė tė flasin ? Medet, nuk kam as shifra dhe dėshmi, pasi mė shumė seriozitet do t'i trajtonim. Kemi fatkeqėsisht fjalė nga njerėz qė ruajnė aninomatin pėr shkak tė profesionit tė tyre.

Nė Shqipėri, shumė pėrdhunime mbulohen pėr tė mbuluar njė koncept tė gabuar mbi ''nderin'' i cili mbi tė gjitha ėshtė nė kokė jo kund tjetėr, por shumė harrojnė se kjo heshtje apo kjo hapėsirė qė u lihet kriminelėve ėshtė krim ndaj jetės.

Dhe ēfarė ndodh me viktimat ? Ushqejnė kėtė zinxhir qė dalėngelave u merr frymėn. Shumė vajza mendojnė se ėshtė faji i tyre qė janė pėrdhunuar, vetėm sepse i kanė dhėnė lirinė njė maskarai t'i shoqėrojė me makinė, ndoshta deri tek shtėpia, apo nga njė mbrėmje deri tek shtėpia, apo njė kafe diku.

Jetojnė me njė ide tė gabuar pėr veten, e gjykojnė ēdo ditė mbi ca parime mediokre, ose i lėnė t'i marrė njė rrjedhė ndryshe nga ajo qė kishin planifikuar pėr veten dhe jo sepse shoqėria rreth tyre i shtyp, por sepse shtypin veten.

Dalim prapė tek mbyllja qė u bėjnė problemeve, sidomos problemeve qė lidhen me trupin, problemet seksuale, por nuk kam ndėrmend tė bėj psikologji.

Unė nuk gjykoj askėnd pėr kėtė, nuk dua t'i vė fajin askujt sepse problemi ėshtė zinxhir shumė i gjatė qė fillon dhe mbaron me idenė qė t'i krijon mbi veten, me kulturėn, me arsimin, me betejat sociale. Unė do ta filloja zgjidhjen me fjalėn. Le tė merremi vesh, jo njė fjalė por shumė. Psh do tė doja tė dija dhe si ka mundėsi qė tė gjithė flasin pėr lokale qė me 500 apo 1000 lekė lėshojnė dhoma pėr prostitucion dhe ende nuk ėshtė zbuluar njė i tillė nė Shkodėr ?

Eshtė shumė e vėshtirė tė identifikohet kur fillon dėshira e kur mbaron me prostitucion, por ka gjithmonė njė shkollė qė tė mėson tė hetosh pėr rastet e prostitucionit.

Le tė dalim nga mbylla pėr tė folur rreth shumė komplekseve qė ka shoqėria duke e filluar me atė mbi nderin. Ekziston njė problem i fortė mbi nderin dhe mbyllja e njerėzve nė vetvete vetėm sa e bėn mė lėmsh gjithe kėtė, prandaj kush qė bėn krim, ėshtė kriminel dhe askush tjetėr nuk duhet tė paguajė pėr tė.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi