stampa | chiudi

Sport

12/10/2014 08:42:12

Lojė e mirė, por mund tė kishin fituar. De Biazi, kemi sfida tė tjera

Njė barazim qė i rri ngushtė kombėtares shqiptare; mė shumė kujdes mund tė kishte dalė me pikė tė plota nga Elbasan Arena






TIRANĖ - Kombėtarja shqiptare ka barazuar 1-1 ndaj Danimarkės nė Elbasan Arena, nė ndeshjen e vlefshme pėr eleminatoret e kampionatit Europian 2016 nė Francė. Kombėtarja zhvilloi njė lojė tė kujdeshme duke ua lėnė danezėve frenat e lojės, tė cilėt kanė pasur njė kontroll mė tė mirė tė topit. Por nė minutėn e 38′ ka qenė Ermir Lenjani qė ka shfrytėzuar njė pasiguri nė mbrojtjen daneze dhe tė portierit Shmeichel, duke realizuar golin e epėrsisė pėr kombėtaren shqiptare. Nė pjesėn e dytė danezėt ishin mė kėmbėngulės pėr tė gjetur barazimin dhe dominuan me aksionet e tyre. Nė minutėn e 81-tė, pas njė gabimi tė portierit Ertrit Berisha, pėrfaqėsuesja daneze ka barazuar me anė tė sulmuesit Lasse Vibe.


Barazimi pėrballė Danimarkės ėshtė njė rezultat qė nuk e ka kėnaqur pėrgjysėm teknikun e pėrfaqėsueses shqiptare, Xhani De Biazi.


Nė pėrfundim tė takimit tekniku i kuqezinjėve u shpreh se rezultati mund tė ishte edhe mė pozitiv pėr shqipėrinė, por nga krahu tjetėr pėrfaqėsuesja shqiptare mund tė kishte humbur. "Jemi tė zhgėnjyer sepse mund tė fitonim por na ndėshkuan nė fund. Mund edhe tė humbisnim, por do tė ishte njė mėkat sepse ne bėmė njė ndeshje shumė tė mirė", tha tekniku Italian i kombėtares Shqiptare. "Jam i kėnaqur me djemte sepse bėnė njė ndeshje shumė tė mirė edhe nga ana taktike. Nuk arritėm tė shkonim 2-0 dhe na ndėshkuan nė fund. I lejuam shumė pak raste Danimarkės. Mos tė harrojmė, theksoi De Biazi, qė po luajmė kundėr ekipeve tė mėdha dhe kemi grumbulluar 4 pikė. Ato, shtoi italiani, shfrytėzuan lodhjen tonė. Tashmė duhet tė shohim pėr sfidat e tjera", pėrfundoi De Biazi

Ky ėshtė barazimi i dytė radhazi me skuadrėn e Morten Olsenit nė Shqipėri, ndaj sė cilės dėshtuam tė rigjenim fitoren pas 51 vjetėsh. Tashmė duhet menduar pėr njė transfertė tepėr tė nxehtė, me Serbinė nė Beograd, mė 14 tetor, ku shkojmė si kryesues, tė grupit me 4 pikė po aq sa edhe Danimarka.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi