stampa | chiudi

Ekonomi

09/10/2014 14:07:47

Parlamenti ndryshon ligjin minerar

Ndryshimet nė ligj erdhėn pas njė viti monitorimesh, ku u vunė re se shumė probleme ligjore kishin ndikuar nė njė aktivitet minimal nė njė sektor






TIRANE - Projektligji “Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin nr.10304, datė 15.7.2010, “Pėr sektorin minerar nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar””, synon pėrmirėsimin e procedurave ligjore nė pėrmirėsimin e menaxhimit tė sektorit minerar. Ndryshimet nė ligj erdhėn pas njė viti monitorimesh, ku u vunė re se shumė probleme ligjore kishin ndikuar nė njė aktivitet minimal nė njė sektor qė e dallon vendin pėr pasuritė minerare.

Problematika lidhet me mungesė tė kontrolleve nė miniera, me pronarėt e tokės nė zonat minerare, garancitė financiare pėr programin e investimit, rentėn minerare, nėnkontraktimin, sigurisė sė pakėt tė kishteve tė punės, shkallė e ulėt e pėrpunimit minerar, etj. Vėshtirėsi kishte pėr njė situatė kaotike me lejet minerare, servitutin minerar nė sipėrfaqen e mbitokės, punimet minerare nėntokėsore horizontale a vertikale tė pronės fqinje, respektimin e rregullave tė sigurimit teknik nė miniera, rehabilitimin e mjedisit etj.

Ndryshimi parashikon se, zotėruesi i lejes minerare ėshtė pėrgjegjės para strukturave pėrgjegjėse pėr zbatimin e kushteve e kėrkesave tė lejes minerare dhe pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė tjera tė pėrcaktuara nė legjislacionin nė fuqi. Zotėruesi i lejes minerare dhe nėnkontraktori janė pėrgjegjės pėrpara strukturave pėrgjegjėse pėr zbatimin e kushteve dhe rregullave tė sigurimit teknik nė zonėn, ku ushtrohet aktiviteti minerar i nėnkontraktuar.

Ndryshime tė tjera lidhen me saktėsimin e kritereve tė pėrcaktimit tė zonave minerare pėr lejet e kėrkim-zbulimit, ndryshimin e periodicitetit tė garancive financiare pėr realizimin e planit tė investimeve, dhėnien e lejeve pėr karrierat minerare jo vetėm nė interes tė komunitetit lokal, por dhe pėr projekte kombėtare.

Pėr herė tė parė me ndryshimet ligjore formalizohet nėnkontraktimi, pasi ėshtė harmonizuar Ligji minerar me disa ligje koncesionare, qė parashikojnė nėnkontraktimin. Procedurat, kriteret dhe rregullat pėr dhėnien e miratimit pėr shfrytėzimin nė sipėrfaqe dhe nėntokė ngjitur me konturet e lejes pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Leja e kėrkim-zbulimit pėr grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet ka afat vlefshmėrie 3-vjeēar, qė mund tė zgjatet 2 herė, me kėrkesė tė zotėruesit tė lejes, ku cdo zgjatje ka afat 1-vjeēar. Me miratimin e lejes minerare tė shfrytėzimit pėr grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet, zona e lejuar e shfrytėzimit hiqet nga fondi pyjor e kullosor, pronė shtetėrore, zėri “Tokė e zėnė, tokė me bimėsi pyjore” dhe regjistrohet nė zėrin “Tokė e zėnė, objekt shfrytėzimi pėr ushtrimin e veprimtarisė minerare”, sipas legjislacionit nė fuqi pėr ndryshimin e zėrit kadastral tė fondit pyjor e kullosor.

Brenda 10 ditėsh nga miratimi i lejes, zotėruesi pėrgatit dokumentacionin pėrkatės dhe e dorėzon pranė ministrisė pėrgjegjėse pėr veprimtarinė minerare, qė brenda 10 ditėsh pėrgatit aplikimin dhe e dėrgon pranė ministrisė pėrgjegjėse pėr mjedisin.

Garancia depozitohet brenda 20 ditėve kalendarike me pėrmbajtjen: “vlera e garancisė financiare pėr realizimin e programit tė investimit pėr lejet e shfrytėzimit vlerėsohet nga struktura pėrgjegjėse dhe miratohet nga ministri”. Vlera e garancisė financiare pėr realizimin e investimit pėr lejet e shfrytėzimit i kthehet zotėruesit tė lejes nė fundin e periudhės sė investimeve tė pėrcaktuar sipas programit tė zhvillimit tė veprimtarisė minerare, kur vlera e investimit ėshtė realizuar mbi 90 % dhe brenda afatit kohor tė parashikuar, pas hartimit tė raportit tė detajuar tė strukturave pėrgjegjėse e tė miratuar nga ministria. Kthimi i plotė i garancisė financiare tė investimit bėhet kur investimi ėshtė realizuar 100% dhe brenda afatit kohor tė parashikuar. Kthimi i pjesshėm i garancisė financiare tė investimit bėhet kur vlera e investimit ėshtė realizuar brenda afatit dhe nė nivelin mbi 90%. Nė kėtė rast, kthimi i pjesshėm i garancisė financiare tė investimit bėhet nė pėrputhje me pėrqindjen e realizimit tė investimit.

Saktėsimi i konceptit tė servitudit ligjor, veēanėrisht me punimet e nėntokės, krijimi i kushteve ligjore pėr rritjen e sigurisė nė miniera, saktėsimi i zonave minerare dhe tė terminologjisė, tė pėrdorura nė ligj, janė gjithashtu ndryshime tė rėndėsishme.

Servituti ligjor i detyrueshėm nė punimet minerare nėntokėsore horizontale apo vertikale, qė i pėrkasin njė zone tjetėr ekzistuese tė lejuar minerare, ushtrohet vetėm me marrėveshje mes palėve. Zotėruesi i lejes minerare qė pėrfiton nga servituti mbi bazėn e marrėveshjes, ėshtė i detyruar qė sė bashku me dokumetacionin ligjor dhe teknik pėr miratimin e programit vjetor tė veprimtarisė minerare, tė depozitojė pranė strukturės pėrgjegjėse edhe marrėveshjen pėr lejimin e sė drejtės sė kalimit.

Nė rast se nuk arrihet marrėveshje mes palėve, krijimi i servitutit tė detyrueshėm bėhet nga ministri.
Projektligji ndalon krijimin e servituteve vullnetare apo tė detyrueshme, nė sipėrfaqen e mbitokės dhe nė punimet minerare nėntokėsore horizontale apo vertikale, nė zonat e rrezikshme minerare. Pėrgjegjėsitė pėr mirėmbajtjen dhe respektimin e rregullave tė sigurimit teknik nė zonat nėntokėsore tė kalimit, pėrcaktohen nė marrėveshjen e nėnshkruar midis palėve ose nė aktin e krijimit tė servitutit tė detyrueshėm.

Projektligji pasqyron frymėn e disa aksioneve tė ndėrmarra nė nivel evropian si deklarata evropiane pėr transparencėn e gjithė kontratave dhe lejeve pėr shfrytėzimin e nėntokės, pėrfshihet saktėsimi i servituteve, blloqeve minerare, nėnkontraktorėve, ēdo marrėveshje qė nėnshkruhet pėr shfrytėzimin e pasurive tė nėntokės, duke marrė nė konsideratė interesat lokale, qė lidhen me mjedisin, punėsimin, zbutjen e efekteve nga shfrytėzimi i minierave.

Nė kuadėr tė funksionimit tė nismės globale pėr transparencėn nė industritė nxjerrėse, EITI-t, ku Shqipėria ėshtė palė, i jepet e drejta tė kėrkojė dhe marrė informacion nga subjektet, zotėrues tė lejeve minerare, organet e administratės tatimore, doganore, organet e qeverisjes vendore. EITI detyrohet tė publikojė nė raportin vjetor edhe tė dhėna mbi pagesat e detyrimeve fiskale tė kryera nga subjektet minerare.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi