stampa | chiudi

Ekonomi

07/10/2014 16:50:17

Mbi 130 mijė emigrantė u kthyen

Sipas anketimit tė kryer pėr studimin, rezulton se nė 5 vitet e fundit janė rikthyer nė Shqipėri 133.544 emigrantė, prej tė cilėve, 74% meshkuj






TIRANĖ - Instituti i Statistikave, (INSTAT) dhe Misioni i Organizatės Ndėrkombėtare pėr Migracionin (IOM) nė Shqipėri prezantuan sot studimin “Migracioni i kthimit dhe ri-integrimi nė Shqipėri, 2013”, me fokus, emigracionin dhe riintegrimin e emigratėvė tė rikthyer nė vitet 2009-2013. Sipas anketimit tė kryer pėr studimin, rezulton se nė 5 vitet e fundit janė rikthyer nė Shqipėri 133.544 emigrantė, prej tė cilėve, 74% meshkuj. Greqia zė vendin e parė pėr numrin e emigrantėve, por dhe rikthimin e njė pjese tė madhe tė tyre, e pasuar nga Italia. Nga Greqia emigrantėt e rikthyer pėrbėjnė 70.8% tė totalit dhe 23.7% nga Italia. Nė Greqi pjesa kryesore e emigrantėve shqiptarė kishin qėndruar pėr punė jo mė pak se 7 vjet. Arsyet kryesore tė ikjes nė emigracion kanė qėnė ekonomike, ku mbizotėronte papunėsia. Mosha mesatare e ikjes sė shqiptarėve nė emigracion mbi moshėn 18 vjec, llogaritet 30,7 vjec, ndėrsa pas rikthimit, 38,3 vjec e lart. Arsyet e rikthimit lidhen me krizėn ekonomike qė pėrfshiu Greqinė nė vitin 2008, ku papunėsia e madhe detyroi rikthimin nė atdhe tė njė numri tė madh tė emigrantėve shqiptarė. Rreth 94% e totalit tė tyre pohojnė rikthimin me dėshirė. Pas Greqisė nė vendin e dytė tė rikthimit tė emigrantėve ėshtė Italia pėr tė njėjtat arsye, pohohet nė studimin e INSTAT-it. Emigrantėt e rikthyer nė pjesėn mė tė madhe u vendosėn nė Tiranė dhe jo nė vendlindjen e origjinės sė tyre. Pas kryeqytetit, vijnė Durrėsi dhe Vlora, qytetet ku mundėsitė pėr krijimin e punės dhe bizneseve tė vogla duket se janė mė tė mėdha.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi