
Kulturė
04/10/2014 10:50:16
Nishani jep mesazhin e bashkimit
''Gėzuar kėtė festė tė madhėrishme qė na afron me njėri-tjetrin''
TIRANĖ - Presidenti i Republikės, Bujar Nishani, iu drejtua sot me njė mesazh urimi gjithė besimtarėve myslimanė, me rastin e Festės sė Kurban Bajramit. Ai i fton ata tė lėnė mėnjanė mėritė, duke u afruar, respektuar dhe ndihmuar njėri-tjetrin. "Gėzuar kėtė festė tė madhėrishme qė na afron me njėri-tjetrin, kur fėmijėve u jepen dhurata, ushqimi ndahet me fqinjin dhe fukarain, i ngopuri kujton tė uriturin, pasunari fukarain, i shėndetshmi tė sėmurin, i suksesshmi hallexhiun, dhe tė gjithė sė bashku kujtojmė Zotin", shkruan Presidenti nė mesazh. Kėtė Kurban Bajram, vijon mesazhi, e festojmė fill pas vizitės historike tė kreut tė botės sė besimit tjetėr, besimit katolik, gjatė sė cilės Ati i Shenjtė dhe bota mbarė vunė theksin mbi njė nga vlerat tona kombėtare mė tė ēmuara, tolerancėn fetare, respektin reciprok pėr besimin e tjetrit, paqen mes njerėzve me besim tė ndryshėm.