stampa | chiudi

Analiza

01/10/2014 18:25:30

Prindėr qė nxisin fėmijė agresivė

MSc Psikologe Klinike Manjola Baēi






TIRANE - Ėshtė njė lumturi e pamasė tė qėnurit prind, por dhe njė pėrgjegjėsi dhe detyrė morale e shpirtėrore. Kėto janė fjalė tė ndjera dhe tė pėrjetuara nga vetė kėta njerėz, prindėr pėrmes fėmijvė tė tyre. Dhe vjen njė tjetėr kompozim po aq i ndjerė, prindėrit janė njerėzit mė tė dashur dhe mė tė besueshmit pėr fėmijėt.

Ata udhėheqin dhe kontrollojnė ēdo veprim e sjellje tė tyre. Njė detyrė e cila me tė drejtė i takon me njė konstatim tė pamohueshme deri nė njė moment, kur nxitet agresiviteti apo keqtrajtohet integriteti i fėmijės. Ah ja dhe kleēka e gjetur nxiten dhe keqtrajtohen,tė pėrthyera tė dyja tė ēojnė nė agresivitet. Mund tė dukem e ashpėr pėr tė rriturin, por jo pėr fėmijėt. Vjen si pėrgjigje e konstatuar nga monitorimi (takim me prindėr) nėpėr shkolla, si dhe nga bashkėjetesa komunitare qė kanė prindėrit ndaj fėmijvė tė tyre pėrkundrejt fėmijvė tė tjerė.

Dinamikat Sociale ndodhin si kundėr pėrgjigje tė fenomeneve nė saj qoftė konfrontimit dhe pėrballimit qė i bėjnė fillimisht tė rriturit dhe lėnė nė vazhdimėsi pėr t’u pėrfunduar nga pasardhėsit. Faktorė qė iniciohen pėr shkak tė fenomenit me karakter shoqėror si bulizmi,anti-sociali,si dhe me karakter intrapersonal qė vijnė pėr shkak tė po kėtij mjedisi shoqėror, si bulimia, anoreksia, izolimi, agresiviteti etj. Njė zhurmė e madhe me njė anomali qė pėrcillet mes kėtyre rrymave, qė pėrēohet tek kjo shtresė vulnerabėl siē janė fėmijėt.

Me dy institucione ku edukohet, kujdeset fėmija, e cila ėshtė familja dhe shkolla, tė cilat ndihmojnė njėra-tjetrėn me kushte tė barabarta pėr sa i pėrket parimeve dhe pa kushte pėr afeksion dhe dhembshuri. Por si ndodh mungesa e tolerancės apo e tepruar e saj qė kanė njė formė nė njė pėrfundim negativ tė saj.

Shqetėsim qė ngre dhe qė gėrryen edhe profesionistė tė tjerė,ėshtė tė ndajė me Ju prindėr ose jo,fillon qė nga mėnyra e mėndėsisė pėr tė edukuar fėmijė-adoleshent, nė mėnyrė tė atillė pėr t’iu pėrshtatur njė realiteti ku demostron dhunė pėr tė mbijetuar fėmijėt e parė kjo me sytė e prindėrvė qė vuajnė pasojat me fėmijėt e tyre qė diskriminohen apo dhunohen ne forma tė atillė qė deri diku janė vėrtetė shqėtėsuese.

Ky ėshtė njė tjetėr shqetėsim i ngritur ajo ku ėshtė mė shqetėsuese dhe qė provon ėshtė qė pėrveē fenomenit diskriminues me bashkėmoshatarėt qoftė nė shkolla apo komunitet(lagjie) qė ka programme pėr tė minimizuar apo mbajtur nėn kontroll. Ndodh qė prindi tė nxisė fėmijėn tė mėsojė tė vetė-mbrohet nė arte-marciale dhe e pėrdor jo si njė qasje tė aktivitetit fizik, njohje me kulturėn dhe traditėn e kėtij arti, por si njė qasje pėr tė lėnduar me vetė-dije bashkėmoshatarėt qė e ngacmon.

Tė goditi-godite,apo njė tjetėr mėnyrė intruzive/abuzuese ėshtė kur prindi dhunon verbalisht fėmijėn qė ėshtė zėnė apo shqetėsuar fėmija i vet. A ėshtė kjo njė mėnyrė zgjidhje dhe shpėtimi nga kėta fėmijė qė diskriminojnė. Jo! ‘Ka dyer pėrpara sė tė hysh brėnda’. Ndjenja e frikės,zėmėrimit qė ėshtė ndaj kėtij realiteti ju vė nėn presion, dhe harroni tė lejoni formimin e personalitet tė fėmijės suaj ashtu si ėshtė i prirur ai/ajo dhe jo siē do tė donit ju edhe pse pushteti juaj ėshtė mė i madh pėrpiquni tė mos e keqpėrdorni atė. Pavarėsisht dėshirės sė mirė qė mund tė keni,por pa e ditur qė kjo mund tė jetė e dėmshmė pėr tė. Fėmija e ndjen frikėn, inatin, mbrojtjen qė ka prindi i tij, por nuk e intepreton mirė, madje e shikon si njė trysni qė e pengon tė zgjidhė problemet dhe situatėn, kjo kur situata nuk pėrbėn rrezik pėr fėmijėn.

Eksperienca qė mund tė ketė si njėri prind apo tjetri,vjen si njė eksperiencė e njė shoqėrie e kamufluar nė fenomene e dinamikat e saj. Njė e vėrtetė e vėshtirė pėr tė gjetur mėnyra qė nxisin fėmijė me tendenca agresiviteteti dhe qė bėhen tė pafuqishėm pėr t’a pėrballuar nė mėnyrėn mė tė thjeshtė tė gjuhės sė tyre siē janė lojrat e tyre pėr tė tėrhequr vėmendjen apo i tė qėnurit lider. Njė fėmijė i mėsuar,nė doza me nxitje qė tė mbrohet (jo nė mėnyrė intelektuale) dhe tė jetė strategjik,dėmton imazhin e tij/ e saj humb vetvlėrėsimin dhe ka njė egoizėm tė tepruar pėr veten.

Personaliteti i/e tij/saj merr tipare/qėndrime jo pozitive pėrkundrejt shoqėrisė dhe familjes qė ka ndihmuar pėr t’u bėrė jo social apo tė pandjeshėm. Duhet kuptuar nga ana e profesionistit/psikologut,qė njė prind nxitet tė veprojė apo tė reagojė nė kushte kur ai/ajo ndihet se fėmija po kėrcėnohet nga njė padrejtėsi. Por pikė sė pari duhet tė vlerėsojmė situatėn dhe tė vėrtetėn e asaj qė ka ndodhur.Tė komunikohet me shqetėsimin qė sjell fėmija dhe tė ndiqen rrugėt qė nuk dėmtojnė palėt,por qė japin mesazhe pėr tė qetėsuar zėnkėn.

Tė jemi mė gjakftohtė dhe tė tėrhequr kur bėhet fjalė pėr fėmijė qė pėr nga natyra e tyre e personalitetit janė mė vulnerabėl seē duhet,t’i mbėshtesim dhe t’i edukojmė pa qėnė e nevojshmė se duhet tė lėndosh qė t’ia dalėsh mbanė,apo qė tė quhesh i/e fortė.Forca mė e madhe ėshtė kur kundėrpėrgjigja nuk ėshtė me tė njėjtėn monedhė. Ky mėsim vjen nga prindėrit qė edukojnė dhe stėrvisin mendjen pozitivisht jo trupin e fėmijės sė tyrė. Shoqėria do tė jetė mė elitare nėse tregojmė kujdes pėr nga mėnyra e tė parit tė gjėrave, jo vetėm nė kuadrin e ngushtė familjar por edhe komunitar. Fėmijėt janė pasqyra e prindit,ndaj duajeni ata se kėshtu keni pėrcjellė karakterin tuaj.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi