stampa | chiudi

Kosovė

24/09/2014 15:02:30

Shqipėria nė panairin ndėrkombėtar tė Prishtinės

Ministria shqiptare e Bujqėsisė e pėrfaqėsuar me stendėn e saj, do tė prezantojė disa produkte prioritare tė kėtj sektori






TIRANĖ - Shqipėria do tė marrė pjesė nė Panairin Ndėrkombėtar tė Bujqėsisė “Agro-Kosova 2014″, qė do tė hapet mė datė 25 shtator nė Prishtinė. Pjesėmarrja e Shqipėrisė nė kėtė panair ka njė rėndėsi tė veēantė nisur nga fakti i lehtėsirave tregtare mes dy vendeve dhe synimit drejt njė tregu tė pėrbashkėt bujqėsor. Imazhi i potencialeve agrobujqėsore qė Shqipėria kėrkon tė promovojė nė kėtė aktivitet ėshtė jo vetėm realiteti i zhvillimit qė po ndjek ky sektor, por edhe tradita e pėrbashkėt dhe dėshira pėr rritjen e konsumit tė prodhimeve shqiptare “Made in Albania”. Ministria shqiptare e Bujqėsisė e pėrfaqėsuar me stendėn e saj, do tė prezantojė disa produkte prioritare tė kėtj sektori si prodhimi i mjaltit, qumėshtit, mishit etj. Pėr bizneset pjesėmarrėse, ēelja e kėtij panairi do tė rrisė praninė e Shqipėrisė nė tregun kosovar, ndėrsa synon zgjerimin e bashkėpunimit midis dy vendeve dhe shkėmbimeve tregtare mes agrobiznesit. Ndėr tė tjera, aktiviteti do tė promovojė edhe politikat mes dy vendeve pėr ta shndėrruar tregun bujqėsor nė njė treg tė pėrbashkėt. Sipas organizatorėve ky nuk ėshtė bashkėpunimi i parė nė fushėn e bujqėsisė mes Shqipėrisė dhe Kosovės pasi, biznesi kosovar ka qenė shpesh herė prezent nė aktivitetet promovuese qė janė zhvilluar nė Shqipėri, por kėtė herė pėrfaqėsimi i Shqipėrisė nė Panairin “Agro Kosova 2014″ ėshtė nė nivelin institucional.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi