
Aktualitet
22/09/2014 12:27:47
Papa, studiova dy muaj Shqipėrinė
Papa flet me gazetarėt gjatė kthimit pėr nė Vatikan
TIRANĖ - Edhe pse udhėtimi nga Shqipėria pėr nė Romė ishte vetėm 90 minuta, pati kohė pėr Papa Franēeskun, pėr tė dhėnė njė mesazh nė fluturim pėr gazetarėt, pas vizitės nė Shqipėri. Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve, Papa Franēesku tha se vizita nė Shqipėri ishte njė shenjė qė ai ka kėrkuar tė japė, pasi Shqipėria konsiderohet njė vend nė periferitė e Europės. Ai gjithashtu vuri nė dukje se pavarėsisht nga fakti se Shqipėria ka njė shumicė myslimane, ajo nuk ėshtė njė vend mysliman; por ėshtė njė vend europian. Papa vuri nė dukje bashkėpunimin ndėrmjet tri feve tė mėdha: Islami, Krishtėrimi Ortodoks, dhe Katolicizmi. Ai pėrsėriti rėndėsinė e kulturės tė bashkėjetesės, tolerancės, dhe miqėsisė nė vendin ballkanik. Papa tha se ishte i impresionuar, nga fillimi dhe nga ana e tė rinjve tė vendit. Ata mė thanė se ai ėshtė vendi mė i ri nė Europė, tha ai. Ju shikoni njė kulturė mė tė lartė
tė aftė pėr tė ndėrtuar vėllazėrinė. Papa tha se, ai ka studiuar pėr dy muaj historinė e pėrndjekjes nė vend gjatė epokės komuniste, duke u pėrpjekur ta kuptojė atė.