stampa | chiudi

Eksluzive

21/09/2014 09:23:08

Policia nuk ndaloi besimtarёt

Policia pёrgёnjёshtron lajmin pёr ndalimin nё kufi me Muriqanin tё 80 shtetasve nga Kosova






(18:15) Policia e Shtetit reagoi pas publikimit tё lajmit pёr ndalimin e 80 shtetasve kosovarё nё kufi me pikёn e kalimit kufitar tё Muriqanit. "Lajmi i publikuar mbi kthimin nё pikёn e Muriqanit tё 80 shtetasve nga Mali i Zi nga policia shqiptare nuk ёshtё i vёrtetё", thotё zёdhёnёsja nё detyrё e Policisё sё Shtetit Laura Totraku.


(12:00) Entuziazėm dhe atmosferė festive si asnjėherė tjetėr nė sheshet dhe rrugėt e kryeqytetit shqiptar, teksa Papa Franēesku pėrshkon bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” dhe pėrshėndetet me qytetarėt qė kanė mbushur sheshet.

Ati i Shenjtė, nga makina e tij e bardhė, pėrshėndeti dhe bekoi mijėra qytetarė dhe besimtarė qė kanė ardhur nga qytetet e ndryshme tė Shqipėrisė, por edhe nga vende tė tjera, pėr tė pėrshėndetur Papa Franēeskun, nė kėtė vizitė historike nė Shqipėri.

Njė tjetėr moment i rėndėsishėm nė ceremonialin pėr pritjen e Papės ishte edhe nderimi i Atit tė Shenjtė me titullin “Qytetar Nderi i Tiranės” nga Kryetari i Bashkisė, Lulzim Basha, i cili i dorėzoi Atit tė Shenjtė edhe “Ēelėsin e Tiranės”.



(11:30) Nė sheshin Nėnė Tereza fillon mesha e shenjtė.

































(10:50) "Ati i Shenjtė. Shqipėria sheh tek ju njė personalitet tė madh. Njė mik tė shtrenjtė qė sot ia ka hapur derėn: Shtėpia e Shqiptarit ėshtė e Zotit dhe e mikut", tha Presidenti i Republikės nė njė fjalim nė Presidencė. “Tė gjithė njėzėri ju thonė mirėseredhėt nė Shqipėri. Faleminderit qė na zgjodhėt ne tė parėt pėr udhėtimin tuaj nė Europė". Presidenti Nishani tha se ndihej krenar pėr bashkėjetesėn fetare. “Mes nesh nuk ka diskrimimin intolerancė, ekstrizėm por respekt reciprok tė trashėguar brez pas brezi harmoni e barazi tė plotė tė trashėguar nga kushtetuta e shtetit tonė laik”


(10:35) "Respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe lirisė sė mendimit, ėshtė dominant pėr zhvillimin social tė vendit. Klima e respektit dhe besimit reciprok, eshte nje e mire e ēmuar per vendin. Sidomos nė kėtė kohė, qė nga ana e ekstremistėve po pėrdoret dhe instrumentalzohet diferenca e besimeve." (10:30) Nė momentin kur avioni papnor ėshtė futur nė hapėsirėn ajrore shqiptare kryeministri Edi Rama pėrmes kapitetit tė avionit i ka nisur njė mesazh dhe Ati i Shenjtė i ka kthyer pėrgjigje: "Faleminderit pėr mikpritjen. Dua ti them kryeministrit qė e mbajta premtimin".


(10:23 ) Ndėrsa Papa Franēesku mbėrrin nė Tiranė, policia ndaloi 80 myslimanė nė pikėn kufitare tė Muriqanit. Shtetasit vinin nga Mali i Zi dhe ishin duke udhėtuar me mjete private nė drejtim tė Tiranės.Policia i ndaloi ne kufi.


(09:33) Kryeministri Edi Rama dhe Papa Francesco shkėmbejnė dhuratat sipas protokollit (foto album).




TIRANĖ - Papa Franēesku sapo mbėrriti nė Aeroportin Ndėrkombėtar “Nėnė Tereza”, nė Rinas, nė kėtė vizitė tė parė nė Shqipėri, tė pritur me padurim nga tė gjithė shqiptarėt.

Avioni me tė cilin udhėton Papa Franēesku ėshtė ulur nė pistėn e aeroportit shqiptar nė orėn 8 e 55 minuta.

Ati i Shenjtė u prit me njė ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama, ministri i Punėve tė Jashtme, Ditmir Bushati, ministrja e Kulturės, Mirela Kumbaro, Sekretari i Pėrgjithshėm i Presidencės dhe pėrfaqėsues tė Kishės Katolike etj. Kjo ėshtė vizita e parė qė Papa Franēesku zhvillon nė Europė, dhe e dyta pėr njė Papė qė viziton Shqipėrinė, pas Papa Gjon Palit tė II nė vitin 1993.

Shtegtimi Apostolik i Papės Franēesku nė Tiranė, ėshtė i dyti i njė pape nė vend. I pari ishte ai i Gjon Palit II (25 prill 1993), dy vjet pas rėnies sė diktaturės dhe vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike ndėrmjet Selisė sė Shenjtė dhe Republikės sė Shqipėrisė. Shtegtimi, qė zgjati 14 orė, arriti kulmin nė Shkodėr.

Nė Katedralen e Qytetit tė martirizuar tė Veriut, kthyer nga regjimi komunist nė pallat sporti (1967), kushtuar vetėm pak kohė para Shtegtimit Apostolik, Papa Vojtila kremtoi Meshėn, bekoi gurin e parė tė themelit, mbi tė cilin do tė lartohej, pėr tė tretėn herė, Shenjtėrorja kombėtare e Zojės sė Kėshillit tė Mirė”(ndėrtuar nė shekullin XV, rrėnuar nga turqit mė 1479, rindėrtuar mė 1895, rrėnuar pėrsėri mė 1967) dhe shuguroi katėr ipeshkvijtė e parė, ndėrmjet tė cilėve, imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkėv i sotėm i Tiranė-Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi