stampa | chiudi

Botë

18/09/2014 13:48:57

Arrestohen 32 trafikante droge

Mbi 50 kg heroine kapet ne provincen Hunan




KINE- Nje tjeter dite dhe nje tjeter rreth droge i shkaterruar. Kete here, policia ka arrestuar 32 persona dhe mbi 50 kilograme heroine te paster, duke bere keshtu buje per kete skandal ne provincen Hunan.

Rrjeti i trafikanteve te droges ushtronte aktivitetin ne tre provinca te vendit. Shefi i policise se qytetit Hengyang, deklaron se “operacioni doli me sukses pas kater muaj hetimesh, nga ku u arri te identifikoheshin thuajse te gjithe personat”.

Te arrestuarit u morren ne pyetje nga policet pergjegjes duke deklaruar menyren e gjetjes dhe shitjes se droges. Policia nenvizon se do te beje konfiskimin e te gjitha te ardhurave dhe te mirave nga llogarite e grupit trafikant te droges.

Edison Myrteza

stampa | chiudi