stampa | chiudi

Ekonomi

17/09/2014 16:00:18

Shtyhet mbledhja pėr punėsimin

Italia, qė ka presidencėn e BE-sė deri mė dhjetor, njoftoi shtetet anėtare se kjo mbeldhje u shty pėr njė kohė tė pacaktuar






BRUKSEL - Mbledhja evropiane mbi punėsimin qė do tė zhvillohej nė fillim tė tetorit nė Itali, me iniciativėn e kreut italian, Matteo Renzi dhe atij francez, Franēois Hollande, u shty pėr njė kohė tė pacaktuar, sipas burimesh diplomatike evropiane. “Italia, qė ka presidencėn e BE-sė deri mė dhjetor, njoftoi shtetet anėtare se kjo mbeldhje u shty pėr njė kohė tė pacaktuar”, theksoi ky burim. Parimi i kėsaj mbledhje qė i dedikohet punėsimit, nė veēanti punėsimit tė tė rinjve, u formulua gjatė mbledhjes sė fundit tė Kėshillit Evropian nė fund tė gushtit. Kjo mbledhje pritej tė ishte njė vazhdim i atyre qė u mbajtėn nė Berlin dhe Paris. Kjo mbledhje pritet tė jetė e para e njė serie takimesh qė do tė zhvillohen nė vjeshtė qė i dedikohen rritjes ekonomike dhe punėsimit nė Evropė, njė nga prioritetet e reja tė Komisionit Evropian. Njė mbledhje vetėm pėr eurozonėn, e kėrkuar nga Franca, do tė zhvillohet nė tetor. Njė mbledhje tjetėr do tė mbahet nė nėntor pas hyrjes nė funksion tė Komisionit tė ri Evropian tė drejtuar nga Jean Claude Juncker. Juncker kėrkon qė tė ngrejė njė plan ivestimi prej 300 miliardė euro nė tre vitet nė vijim pėr tė luftuar kundėr papunėsisė duke u mbėshtetur edhe nė burimet e BQE-sė dhe duke mobilizuar fonde evropiane tė papėrdorura. Te tjera/ Shitja e karburanteve sot

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi