stampa | chiudi

Ekonomi

16/09/2014 17:41:33

Kontrolle nė bizneset e karburantit

Nga inspektimet ka rezultuar se dy parametrat tregues tė standardeve tė kėrkuara si: pika e flakėrimit dhe pėrqindja e squfurit kanė qenė jashtė normave






TIRANĖ - Inspektoriati Qendror Teknik (IQT) vijon kontrollet tek bizneset e tregtimit tė naftės dhe gazit dhe njofton se ka vendosur gjoba nga 100.000 lekė, deri nė 500.000 lekė pėr 10 subjekte private, qė nuk kanė respektuar standardet e kėrkuara. Nga inspektimet ka rezultuar se dy parametrat tregues tė standardeve tė kėrkuara si: pika e flakėrimit dhe pėrqindja e squfurit kanė qenė jashtė normave. Kontrolle tė vazhdueshme po ushtrohen nė tė gjithė vendin si objektiv, qė IQT ka pėr respektimin e ligjit dhe ndėshkimin e abuzuesve tė tij, duke garantuar cilёsinё e karburanteve dhe gazit qė tregtohet nё vend. Para njė muaji, Inspektoriati bėri publike rezultatet e kontrolleve tё muajit gusht, ku u ndėshkuan 34 subjekte private pėr shkak tė problemeve, ndėr tė cilat, mungesa tё dokumentacionit teknik-ligjor, rezervёs sё sigurisё, tregues larg nivelit tё detyrueshёm pёr pikёn e flakёrimit dhe pёrqindjen e squfurit.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi