stampa | chiudi

Ekonomi

16/09/2014 15:08:05

Meta shpėrndan ēertifikata pėr tė rinjtė

Sipas kryetarit tė LSI-sė, tregu i kufizuar i punės ka qenė njė pengesė serioze deri tani, ndaj formimi profesional i kėtyre muajve pėr tė rinjtė e Paskuqanit do tė ndihmojė shumė shpejt pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės nė kėtė zonė






TIRANĖ - Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim (LSI), Ilir Meta mori pjesė nė ceremoninė e ēertifikimit tė njė grupi tė rinjsh nė Paskuqan, tė cilėt pėrfunduan njė trajnim disamujor pėr gjuhėt e huaja, anglisht dhe italisht, nė pėrpjekje pėr t’u pėrgatitur pėr tregun e punės. Duke folur gjatė kėtij aktiviteti, Meta tha se ky ėshtė vetėm fillimi njė projekti afatgjatė, qė lidhet me prioritetin qė do t’i jepet formimit profesional. “Mėsimi i gjuhėve tė huaja pėr tė rinjtė nuk ėshtė luks, por domosdoshmėri pėr t’u integruar nė tregun e ri tė punės, sidomos nė sektorin e shėrbimeve”, tha Meta. Sipas kryetarit tė LSI-sė, tregu i kufizuar i punės ka qenė njė pengesė serioze deri tani, ndaj formimi profesional i kėtyre muajve pėr tė rinjtė e Paskuqanit do tė ndihmojė shumė shpejt pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės nė kėtė zonė. Lideri i LSI-sė shtoi se jo tė gjithė mund tė punojnė nė administratė, pasi kjo ėshtė e pamundur, ndaj zgjerimi i sektorit privat ėshtė njė prioritet pėr tė realizuar objektivin kryesor, qė ėshtė punėsimi. Tė rinjtė e Paskuqanit qė u pajisėn me ēertifikata, ju nėnshtruan njė kursi intensiv gjatė muajve tė verės pėr gjuhėt e huaja. Pritet qė shumė shpejt, me ardhjen e njė kompanie tė huaj qė do tė hapė njė filial nė kėtė zonė, ata do tė kenė mundėsi tė ushtrojnė aftėsitė e tyre nė biznesin e “call-center”.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi