stampa | chiudi

Kosovė

15/09/2014 16:09:45

OSBE kėrkon gjithėpėrfshirje

Ėshtė shumė e rėndėsishme qė gratė, tė rinjtė dhe personat me aftėsi tė kufizuara tė jenė pjesė e dialogut social






PRISHTINЁ - Shefi i Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger me rastin e 15 shtatorit, Ditės Ndėrkombėtare tė Demokracisė, i bėri thirrje institucioneve qė tė sigurojnė pjesėmarrje mė tė madhe tė grave, tė rinjve dhe personave me aftėsi tė kufizuara nė proceset e politikbėrjes e vendimmarrjes dhe inkurajoi organizatat e shoqėrisė civile, qė tė avokojnė pėr nevojat e kėtyre grupeve. "Ėshtė shumė e rėndėsishme qė gratė, tė rinjtė dhe personat me aftėsi tė kufizuara tė jenė pjesė e dialogut social dhe tė marrin pjesė nė hartimin e legjislacionit, miratimin e buxheteve, dhe ndarjen e resurseve publike", tha Shefi i Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger. “Pa pjesėmarrjen e tyre nė kėto procese kyēe tė vendimmarrjes dhe politikbėrjes, ne nuk mund tė flasim pėr mundėsi tė barabarta pėr tė gjithė”, shtoi ai dhe premtoi mbėshtetje tė mėtejshme tė Misionit nė proceset e demokratizimit nė Kosovė. Misioni i OSBE-sė nė Kosovė ka pėr mandat mbrojtjen dhe promovimin e tė drejtave tė njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit tė sigurisė publike.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi