stampa | chiudi

Ekonomi

11/09/2014 14:24:24

Kina nė BE pėrmes Shqipėrisė

Takime intensive me sipėrmarrės kinezė dhe interes i shprehur qartė pėr vendin






TIRANE - Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi tė enjten se sipėrmarėsit kinezė e shohin me interes Shqipėrinė pėr investime. “Takime intensive me sipėrmarrės kinezė dhe interes i shprehur qartė pėr vendin. Shqipėria, njė destinacion ekonomik atraktiv nė dyert e BE”, shkruan Ahemtaj nė rrjetin social ‘Facebook’. Njė delegacion shqiptar, i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, po zhvillon njė vizitė zyrtare treditore nė Kinė. Kryeministri Rama shoqėrohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomisė, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes, Arben Ahmetaj, Ministri i Energjisė dhe Industrisė, Damian Gjiknuri, si dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Rama, gjatė vizitės sė tij nė Kinė, u prit nė njė takim dypalėsh nga Kryeministri kinez Li Keqiang. Kryeministri Rama falenderoi Kryeministrin kinez pėr mbėshtetjen qė vendi i tij ka dhėnė nė zhvillimin e disa projekteve tė rėndėsishme, qė kanė tė bėjnė kryesisht me zhvillimin e infrastrukturės dhe bashkėpunimin nė fushėn e tregtisė dhe ekonomisė.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi