stampa | chiudi

Aktualitet

26/08/2014 15:38:17

Plagosen 6 shqiptare te ISIS

Po mjekohen ne Shqiperi, Greqi dhe Itali




TIRANE- Gjashtė shqiptarė qė kanė luftuar nė Siri pėrkrah organizatės terroriste ISIS, kanė mbetur tė plagosur. Po kurohen nė Shqipėri, Itali, e Greqi.Identitetet e tyre mbahen sekret pėr arsye hetimore. Njėri prej tyre po kurohet nė spitalin e Kavajės dhe ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.

Nė gjendje tė rėndė ėshtė personi qė po kurohet nė Greqi. Ai gjendet nė spitalin e Larisės, nė reanimacion, pasi ka marrė njė plumb nė nofull dhe njė tjetėr nė trup. Tė 6 tė plagosurit janė nėn ruajtje tė autoriteteve dhe mėsohet se ata mund tė arrestohen.

Ndryshimet e fundit nė kodin penal parashikojnė se pjesėmarrja nė luftime jashtė vendit ėshtė vepėr penale. Gjashtė shqiptarėt e plagosur i janė bashkuar organizatės terroriste pėr herė tė parė nė vitin 2013. Gjatė kėsaj kohe, autoritetet kanė konstatuar se ata kanė hyrė nė Shqipėri dhe janė rikthyer nė Siri pėr tė luftuar pėrkrah ISIS.

Numri i shqiptarėve qė besohet tė jenė rektutuar nga xhihadistėt e ISIS mendohet tė jetė rreth 100. 8 persona u arrestuan nė mars tė kėtij viti, pėrfshirė 2 imamėt e xhamisė sė Mzezit dhe Unazės sė Re, nėn akuzėn se kanė rekrutuar qytetarė shqiptarė pėr t’i dėrguar qė tė luftojnė pėrkrah ISIS.

Nė Kosovė, pak javė mė parė u arrestuan 42 persona tė tjerė, pjesėmarrės nė luftime dhe rekrutues. Ndėrsa dy ditė mė parė, njė televizion kurd njoftoi pėr vrasjen e kosovarit Lavdrim Muhaxheri, i cili konsiderohet si njė ndėr krerėt e grupit shqiptar qė lufton nė Siri dhe qė pak kohė mė parė tronditi mbarė opinionin publik, jo vetėm nė Shqipėri, me publikimin e disa fotove, ku ai shfaqej duke i prerė kokėn njė 19 –vjeēari nga Iraku.

HermesNews-©2014

stampa | chiudi