stampa | chiudi

Ekonomi

08/07/2014 14:34:37

Sa do t'ju kushtojė shkolla ?

Rregullat e reja pėr arsimin: nivel maksimal i tarifave tė studimeve pėr programet e ciklit tė parė






TIRANE - Raporti pėrfundimtar pėr reformėn nė Arsimin e lartė, prezantuar njė ditė mė parė nga Ministria e Arsimit dhe Sportin, parashikon rritje tė tarifave tė studimit nė Universitete.

Gjithēka pėrcaktohet te sugjerimet pėr burimet e financimit, ku institucionet e arsimit tė lartė duhet tė krijojnė tė ardhura, krahas financimit nga buxheti i shtetit. “Deri tani kėto tarifa kanė qenė minimale dhe si tė tilla, nuk pėrbėjnė njė pėrqindje tė konsiderueshme tė tė ardhurave tė Universiteteve Publike.
Nė tė ardhmen, komisioni vlerėson si tė pashmangshme rritjen e kontributit tė tarifave tė nivelit Bachelor nė buxhetin e universiteteve. Shteti pėr kėtė nivel studimi ėshtė i detyruar tė vendosė njė tarifė tavan, bazuar nė studimet e detajuara tė tregut, mbi bazėn e mundėsisė sė ēdo familjeje pėr tė pėrballuar tė ardhurat e arsimimit tė lartė. Tarifat e studimeve nė universitete publike pėrcaktohen prej tyre”, thuhet nė raportin pėrfundimtar pėr reformimin e arsimit tė lartė dhe kėrkimit shkencor.

Parashikohet tė vendoset edhe njė nivel maksimal i tarifave tė studimeve pėr programet e ciklit tė parė, i cili do tė caktohet me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Reforma propozon financim nga shteti edhe pėr universitete private. Sistemi part-time do tė orientohet drejt formimit profesional tė nivelit diplome profesionale 1-2 vjeēare, master profesional dhe ekzekutiv. Ndėrsa gjuha e huaj do tė ēertifikohet nga ente kombetarė apo ndėrkombėtarė, duke mos u mbrojtur mė nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi