stampa | chiudi

Ekonomi

25/06/2014 18:20:22

Kazakėt hedhin sytė tek TEC me kosovėn

Investitorėt e huaj interesohen pėr zhvillimet nė energjitikė






TIRANE - Ministri i Energjisė dhe Industrisė, Damian Gjiknuri priti tė mėrkurėn nė takim njė grup investitorėsh nga Kazakistani, tė cilėt janė pjesė e delegacionit tė nivelit tė lartė qė po viziton Shqipėrinė, me ftesė tė zėvendėskryeministrit Niko Peleshi. Nė takimin e mbajtur nė Ministrinė e Energjisė dhe Industrisė ishin tė pranishėm drejtuesit e disa prej kompanive mė tė mėdha nė fushėn e energjisė dhe investimeve nė Kazakistan, si SamrukEnergo e KazMunaiGas.

Ministri Gjiknuri paraqiti njė panoramė tė zhvillimeve nė sektorin e hidrokarbureve dhe atė tė energjisė. Z.Gjiknuri deklaroi se gjatė muajve tė fundit ka patur zbulime tė reja nė zonėn e Shpiragut nga Shell&Petromanas ēka flet pėr potencialin e lartė qė ka vendi nė drejtim tė rezervave nė naftė.

Investitorėt kėrkuan tė njihen me potencialin e fushave tė kėrkimit tė naftės ashtu sikurse me pėrspektivėn qė ka qeveria shqiptare nė raport me kompaninė e naftės Albpetrol.

Gjiknuri tha se qeveria po shqyrton opsionet qė mund tė ndiqen nė raport me pėrspektivėn e Albpetrolit ndėrsa i informoi investitorėt pėr interesin nė rritje pėr blloqet e lira tė kėrkimit tė naftės dhe rregullat qė po hartohen pėr dhėnien e tyre pėr kėrkim.

Sakaq, investitorėt u interesuan edhe pėr zhvillimet nė energjitikė ku konkretisht diskutimet u ndalėn tek projektet e mėdha si hidrocentralit i Skavicės.

Ministri Gjiknuri shprehu interesin e tij qė investitorėt nga Kazakistani tė shikojnė mundėsinė e angazhimit nė ndėrtimin e TEC-it tė pėrbashkėt me Kosovėn.


Promo

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi