stampa | chiudi

Analiza

26/05/2014 10:52:20

''Tėrmeti'' i votės sė europianėve

Pavarėsisht rritjes sė fortė tė ekstremit tė djathtė dhe tė euroskeptikėve nė kontinentin e vjetėr, e djathta konservatore mban numrin mė tė lartė tė tė zgjedhurve nė Parlamentin Europian






BRUKSEL - Europa ishte sot e tronditur pas tėrmetit politik tė provokuar nga triumfi i Frontit Kombėtar (FN) nė Francė dhe i eurofobėve tė UKIP nė Britaninė e Madhe qė dėshmon njė kundėrvėnje ndaj Europės, Brukselit dhe elitave kombėtare nė pushtet.

Pavarėsisht rritjes sė fortė tė ekstremit tė djathtė dhe tė euroskeptikėve nė kontinentin e vjetėr, e djathta konservatore mban numrin mė tė lartė tė tė zgjedhurve nė Parlamentin Europian.

Duke marrė parasysh mėsimin historik, kryeministri francez, Manuel Valls, kėrkoi sot nė mėngjes njė riorientim tė Bashkimit Evropian. “Jam i bindur se Evropa mund tė riorientohet pėr tė mbėshtetur fillimisht rritjen ekonomike dhe punėsimin, diēka qė ajo nuk e bėn prej vitesh”, tha ai.

Eurofobėt e UKIP-it arritėn tė kryesonin ndjeshėm nė Britaninė e Madhe me njė rezultat historik prej 29 pėr qind dhe morėn 23 nga 74 deputetėt evropianė tė vendit.

Nė Francė, duke pėrfituar nga rėnia rekord e popullaritetit tė socialistėve qė janė nė pushtet, Fronti Kombėtar i Marine Le Pen, u bė partia kryesore me njė rezultat historik, 24,96 pėr qind, dhe do tė marrė 24 vende nga 74 qė ka Franca, njėri prej vendeve themeluese tė BE-sė.

FN-ja ėshtė nė njė distancė tė ndjeshme ndaj rivalėve tė UMP-sė (20,8 pėr qind), ndėrkohė qė Partia Socialiste mori njė humbje tjetėr, duke arritur nė mė pakė se 14 pėr qind tė votave.

Madje Le Pen i kėrkoi menjėherė presidentit Franēois Hollande organizimin e zgjedhjeve tė reja. “Tėrmet politik”, titullon sot “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e pėrditshmja gjermane i dedikon titullin kryesor triumfit tė Frontit Kombėtar, sikurse kanė bėrė tė gjitha mediat gjermane dhe evropiane.
Ministri britanik i Punėve tė Jashtme, William Hague, u shpreh shumė i shqetėsuar pėr fitoren e FN-sė.

Medje kur u pyet nga gazetarėt nėse bėhet fjalė pėr njė parti raciste, ai u pėrgjigj “po dhe mendoj se duhet tė shqetėsohemi pėrballė ngjarjeve tė tilla nė Europė”. Sipas rezultateve tė paraqitura nga Parlamenti Europian, dhe qė ende janė provizore, konservatorėt e Partisė Popullore Europiane (PPE) janė nė krye me 212 deputetė nga 751 nė total, kundrejt 186 pėr socialistėt. Liberalėt morėn 70 vende tė ndjekur nga tė gjelbėrtit me 55. Katėr partitė kryesore evropiane, sė bashku, kalojnė nga 612 deputetė nė 523. Pėrsa i pėrket partive tė ndryshme eurofobe, qė nuk pėrbėjnė njė bllok tė vetėm homogjen, ato morėn sė bashku 140 deputetė.

Nė Gjermani, qė dėrgon edhe numrin mė tė lartė tė deputetėve nė Parlamentin Europian (96), konservatorėt (CDU,CSU) tė kancelares Angela Merkel janė nė krye, sipas sondazheve paraprake tė dala nga kutitė e votimit.

Edhe neonazistė/ Por, pėr herė tė parė nė histroinė e saj, partia neonaziste gjermane NPD do tė hyjė nė Parlamentin Europian, me rreth 300 mijė vota dhe njė pikaverazh prej njė pėr qind. NPD-ja arriti tė marrė njė deputet.
Partia e re antieuropiane AFD, qė kėrkon njė shpėrbėrje tė monedhės sė pėrbashkėt, do tė hyjė gjithashtu nė parlament me njė pikavarazh rreth shtatė pėr qind.

Nė Austri, partia e ekstremit tė djathtė FPO, qė shpreson tė krijojė njė grup me FN-nė, ka pėrparuar ndjeshėm dhe mbėrriti nė vend tė tretė me rreth 20 pėr qind tė votave, qė ėshtė rritur me mė shumė se pesė pikė nė raport me vitin 2009.

Nė Danimarkė, ėshtė Partia Popullore, grupim kundėr imigracionit, qė arriti nė krye me rreth 27 pėr qind tė votave dhe duke marrė katėr nga 13 deputetė. Njė parti e vogėl eurofobe polake, Kongresi i sė Djathtės sė Re (KNP), morri 7,2 pėr qind tė votave dhe mund tė dėrgojė katėr deputetė nė Parlamentin Evropian.

Nė Hungari, zgjedhjet janė dominuar gjerėsisht nga partia konservatore “Fidesz” e Viktor Orbanit, por ekstremi i djathtė ultranacionlistė i partisė “Jobbik” ėshte nė vend tė dytė me rreth 15 pėr qind dhe tre deputetė.
Rritja e fortė e ekstremit tė djathtė nė Europė pėrkthehet edhe me hyrjen e prtisė neonaziste greke ”Agimi i Artė” nė Parlament, me rreth 10 pėr qind tė votave qė mund tė dėrgojė rreth tre deputetė nė Strasburg.

Nė Greqi, euroskepticizmi parqitet me daljen nė krye tė partisė sė ekstremit tė majtė “Syriza” e Alexis Tsipras, qė do tė marrė gjashtė deputetė, kundrejt pesė tė ”Demokracisė sė Re”, partia nė pushtet.

Nė Spanjė, dy partitė e mėdha tradicionale, Partia Popullore e sė djathtės dhe Partia Socialiste njohėn njė shpartallim nė pėrfitim tė formacioneve tė vogla si “Podemos”, qė ka lindur nga lėvizja e tė indinjuarve dhe ka marrė pesė eurodeputetė.

Por nė Itali, populisti Beppe Grillo u la shumė mbrapa nga Partia Demokrate, formacioni i qendrės sė majtė e shefit tė qeverisė Matteo Renzi, qė morri 41,5 pėr qind tė votave, sipas tė dhėnave pas numėrimit tė tre tė katėrtave tė votave. E majta ka fituar gjithashtu nė Rumani dhe Portugali.

Thirrje pėr bashkimRritja e ekstremit tė djathtė ėshtė bėrė nėn sfondin e njė pjesėmarrjeje tė ulėt, 43,09 pėr qind kundrejt 43 pėr qind nė vitin 2009, viti kur u arrit niveli mė i ulėt historik i pjesėmarrjes nė zgjedhjet evropiane.

Euroskepticizmi ka pėrparuar nė shumė vende tė mėdha si Franca dhe Gjermania. Por nė shumė vende tė Evropės Lindore, pjesėmarrja, shumė e ulėt, ka rėnė edhe mė shumė. “Nė pėrgjithėsis, rritja e forcave antievropiane nuk do tė nryshojė mėnyrėn se si punon Parlamenti, me njė bllok proevropian qė mbetet gjerėsisht maxhoritar. Por do tė ketė pasoja nė skenat politike kombėtare dhe mbi mėnyrėn sesi krerėt kombėtarė do tė sillen brenda BE-sė”, vlerėson Jan Techau, drejtori i grupit tė reflektimit “Carnegie Europe”.

Tashmė beteja profilizohet pėr presidencėn e Komisionit Europian. Kandidati i PPE-sė, Jean Claude Juncker kėrkon presidencėn e ekzekutivit europian. Asnjė parti nuk ka maxhorancėn dhe kjo situatė mund tė shtyjė krerėt e shteteve europiane qė tė kėrkojnė njė personalitet tjetėr tė pranueshėm nga deputetėt. Ata do tė mblidhen nesėr nė mbrėmje nė Bruksel pėr tė diskutuar pėr kėtė ēėshtje.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi