
Kosovė
13/05/2014 14:31:53
Siguria e zgjedhjeve
Nė kuadėr tė pėrgatitjeve tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare 2014 dhe tė bashkėrendimit tė aktiviteteve me institucionet tjera, kryetarja e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-sė, Enis Halimi, pritėn sot nė takim Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, Shpend Maxhuni
PRISHTINĖ - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Policia e Kosovės janė nė fazėn e fundit tė hartimit tė planit operacional tė sigurisė pėr zgjedhjet e parakohshme parlamentare tė 8 qershorit. Nė kuadėr tė pėrgatitjeve tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare 2014 dhe tė bashkėrendimit tė aktiviteteve me institucionet tjera, kryetarja e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-sė, Enis Halimi, pritėn sot nė takim Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, Shpend Maxhuni, i cili shoqėrohej nga drejtori i Departamentit tė Operacioneve, Rashit Qalaj. Kryetarja Daka, nė emėr tė KQZ-sė, shprehu falėnderime pėr angazhimin e Policisė sė Kosovės nė kryerjen me sukses tė detyrave nė aspektin e sigurisė gjatė procesit zgjedhor edhe nė tė kaluarėn. Nė kėtė aspekt, ajo shprehu gatishmėrinė e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr tė bashkėpunuar nė vazhdimėsi. Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Kosovės, Shpend Maxhuni tha se policia e Kosovės ka filluar me pėrgatitjet e nevojshme nė kuadėr tė pėrgjegjėsive institucionale dhe ligjore qė ka dhe do tė bashkėrendojė aktivitetet me KQZ-nė dhe institucionet tjera nė funksion tė realizimit tė suksesshėm tė procesit zgjedhor.