stampa | chiudi

Ekonomi

12/05/2014 16:18:33

Ulliri shqiptar, nė vėmendjen spanjolle

Investitorėt spanjollė sugjerojnė realizimin e projekteve tė pėrbashkėta me agrobiznesin shqiptarė nė fushėn e vajit tė ullirit






TIRANE - Sipėrmarrja spanjolle me njė prezencė tė ulėt nė vendin tonė, krijon hapėsira tė reja nė kėrkim tė tregut shqiptar. Kėtij qėllimi i ka shėrbyer marreveshja e bashkėpunimit mes agrobiznesit shqiptar dhe Dhomės sė Tregtisė sė Almenias, tė Spanjės, pėr evidentimin e fushave konkrete te bashkepunimit me qėllim ndėrhyrjen me projekte konkrete nė degė tė ndryshme tė bujqesise shqiptare duke pėrdorur pėrvojėn spanjolle dhe njohuritė e tyre inovative pėr tė rritur prodhimin, cilėsinė dhe marketimin nė tregun kombėtar e ndėrkombetar. Invetitorėt spanjollė sugjerojnė realizimin e projekteve tė pėrbashketa me agrobiznesin shqiptarė nė fushėn e vajit tė ullirit.

Nė fokus do tė jetė dhėnia e eksperiencės sė sukseshme spanjolle nė rritjen e ullirit, shfrytėzimit maksimal tė kapacitetit tė tij prodhues, pėrmirėsimi i kapaciteteve prodhuese dhe cilesisė sė produktit dhe ē’ka ėshtė mė e rėndėsishme ndjekja e rrugėve nė markimin e produktit shqiptar duke bėrė qė ai tė jetė cilėsisht i dallueshem nė tregun vendas dhe tė huaj.

Marėveshja parashikon trajnimin e fermerėve pėr tė gjitha stadet e prodhimit tė ullirit. Pėr kėtė do tė hartohet dhe njė projekt pėr fonde nė BE. Zbatimi i kėtyre projekteve do tė shfrytezohet pėr ti dhėnė jetė agro-turizmit ose i cilėsuar si turizmi-oleik i cili ėshtė mė i kėrkuar sė fundmi si nga vizitoret shqiptare ashtu dhe ata te huaj.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi