stampa | chiudi

Ekonomi

07/05/2014 11:58:40

Kėrkojmė rregulla loje

Java italiane: ambasadori Massimo Gaiani pėrsėrit kėrkesat e investitorėve italianė






TIRANE - Ambasadori italian nė Tiranė, Massimo Gaiani, nė ditėn e tretė tė Javės Italiane, ku fokusi ishte industria, foli pėr barrierat doganore dhe ligjore pėr investime nė vend. "Kemi vėnė re largim nga njė sezon penalitetesh, gjobash dhe kalim nė rregulla qė janė tė qarta. Ne presim tė shohim edhe njė projektligj mbi TVSH-nė", tha ambasadori sipas tė cilit nė takimet e zhvilluara me operatorė italianė kėrkesa e pėrbashkėt e tyre ėshtė vendosja e rregullave tė qarta.


Presidenti i senatit Pietro Grasso, tha gjithashtu se kjo ishte pika e qartė pėr tė bėrė njė plan biznesi dhe tė investohet me qartėsi.

"Qeveria na shpjegon shpesh qė kemi njė sistem gjyqėsor tė pavarur qė jo shpesh i pėrgjigjet sugjerimeve tė qeverisė dhe pėr kėtė arsye janė tė nevojshme rregulla tė qarta, qė do tė lehtėsonin punėn e sipėrmarrėsve. Besoj se legjislacioni i sektorit tė fasonerisė ėshtė njė shembull i mirė pėr sektorėt e tjerė, sepse rregullohen njė sėrė elementesh tė rėndėsishme pėr njė vendim tė investitorėve", u shpreh ambasadori italian.

Shqipėria ėshtė konkurruese sa i takon krahut tė lirė tė punės, por kjo "nuk vėrehet edhe pėr zonat industriale, pasi ato nė Shqipėri kushtojnė mė shumė se nė Itali dhe kjo ėshtė absurde", tha Gaiani.

Tjetėr pikė tė dobėt pėr tė bėrė atraktive Shqipėrinė pėr investitorėt, ėshtė problemi i pronėsisė sė tokės apo formimi profesional. Qeveria, mund tė angazhohet financiarisht pėr kompensimin e kostove tė kompanive pėr formimin profesional, sugjerojnė italianėt. Biznesi duhet tė pėrballet, tha ai me proēedura tė pėrshpejtuara, me mė pak kontrolle fizike dhe duhet parė edhe legjislacioni pėr ēmimet e referencės.

Konēensionet dhe titujt i pronėsisė, po ashtu u renditėn nga Gaiani, si pikė qėndrore, pasi kanė njė impakt tė menjėheshėm edhe nė kreditim. "Nėse nuk ka tituj pronėsie tė qarta, lind problemi i kolateraleve pėr ata qė duhet tė japin kreditė. Ndaj pėrtej vėshtirėsive qė krijohen nė momentin e parė pėr tė patur siguri pėr investimin kemi njė impakt tė dytė negativ mbi mundėsinė e gjetjes sė njė kreditimi tė pėrshtatshėm", theksoi ai.

Sipėrmarrjet e vogla dhe tė mesme janė "baza ekonomike nė Shqipėri". Ai pėrmendi shembullin e sektorit tė fasonerisė si njė ndėr sektorėt qė mundėson hapjen e shumė vendeve tė punės. "Krijimi i njė sporteli tė vetėm, do tė lehtėsonte shumė investitorėt qė dėshirojnė tė investojnė nė Shqipėri, pasi ata nuk do tė donin tė humbisnin kohė nėpėr zyrat e ministrive", deklaroi Gaiani.

Pėr kėtė italianėt u shprehėn disponibėl pėr tė dhėnė ndihmėn e tyre.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi