
Aktualitet
25/04/2014 17:30:44
Monitorimet e NATOs nė Prokurori
FA, kemi minotorimet e NATOS. Ushtria hedh poshtė shkresėn e SHISH pėr uljen e njė avioni i dyshimtė nė Gjadėr
TIRANE - Shabi i pėrgjithshėm i forcave tė armatosura deklaron publikisht se ka dokumente nga struktura tė specializuara tė NATO-s qė monitorojnė hapėsirėn tonė ajrore dhe qė konfirmojė se nuk ka avionė tė cilėt janė pėrdorur pėr trafik tė drogės. "Nuk ekziston asnjė fakt qė tė prodhojė hamendėsimet e shprehura gjatė javėve tė fundit nė publik. Forca Ajrore disponon dokumente nga strukturat e specializuara tė Aleancės qė monitorojnė hapėsirėn ajrore tė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilat konfirmojnė se nuk ka pasur avionė renegatė nė hapėsirėn tonė nė datėn dhe kohėn e cituar nė media", shkruhet nė deklaratė. Provat do t'i kalojnė prokurorisė dhe kuvendit, pėrfundon komunikata pėr shtyp. Njė deklaratė e tillė rrėzon shkresėn e Shėrbimit Inteligjent Shtetėror qė vė nė dijeni Ministrinė e Mbrojtjes pėr uljen e njė avioni nė Gjadėr dhe dyshimet pėr pėrfshirjen e tij nė trafik droge.