stampa | chiudi

Ekonomi

08/04/2014 17:49:58

Rrezultatet financiare ne rritje

Sipas tė dhėnave tė paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, pėr dy muajt e parė tė kėtij viti, rezultati financiar i 16 bankave tregtare ishte me fitim nė vlerėn e rreth 3 miliardė lekėve






TIRANE - Sistemi bankar e ka nisur vitin 2014 me njė rezultat financiar nė rritje, ndonėse shkalla e kredive me probleme ende nuk po gjen dot njė ulje tė qėndrueshme.

Sipas tė dhėnave tė paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, pėr dy muajt e parė tė kėtij viti, rezultati financiar i 16 bankave tregtare ishte me fitim nė vlerėn e rreth 3 miliardė lekėve.

Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė, rezultati i bankave ėshtė pėrmirėsuar me afro 120%. Kthimi nga kapitali u rrit nė afro 17%, nga mė pak se 8% qė ishte pėr dy muajt e parė tė vitit 2013.

Niveli i mjaftueshmėrisė sė kapitalit ėshtė nė kufijtė e 18%, mė i larti prej mė shumė se shtatė vjetėsh. Ky ėshtė njė fillim i mirė, sadoqė qė ėshtė mjaft herėt pėr tė kuptuar rrugėn qė do tė ndjekė sektori bankar gjatė kėtij viti.

Kreditė me probleme ngelen njė sfidė dhe nė fund tė Shkurtit ato pėrbėnin 24.2% tė totalit. Pasi njė rėnie deri nė 23.3% nė fund tė vitit tė kaluar, nė dy muajt e parė tė 2014 kreditė me probleme u kthyen shpejt sipėr kufirit tė 24%.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi