stampa | chiudi

Ekonomi

04/03/2014 19:25:41

Pėrsėri nė majė tė planetit

Bosi i Microsoft merr serish kryesimin e listės sė mė tė pasurve tė botės






TIRANE - Bill Gates ėshtė njeriu mė i pasur nė botė. Sipas prestigjozes ekonomike Forbes, bosi i Microsoft merr serish kryesimin e listės sė mė tė pasurve tė botės. Amerikani ka lėnė pas kėshtu manjatin meksikan tė telekomunikacionit Carlos Slim, i cili e mbante kėtė titull prej katėr vitesh. Nė vendin e tretė ėshtė renditur sipėrmarrėsi Amancio Ortega, themelues i grupit tė tekstileve qė kontrollon zinxhirin e veshjeve spanjolle mė tė famshme nė botė.

Kėto janė rezultatet e klasifikimit pėr vitin 2014 tė realizuar ashtu si ēdo vit nga revista, Forbes. Gates, i cili ėshtė renditur nė vendin e parė 15 herė nė 20 vitet e fundit, ka pasur njė rritje tė tė ardhurave me plot 9 miliardė dollarė gjatė 12 muajve tė fundit, duke llogaritur kėshtu 76 miliardė tė ardhura. Ndėrkohė, i dyti nė listė, Carlos Slim ka humbur 1 miliardė nė raport me vitin e shkuar, duke zbritur nė kuotėn e 72 miliardėve. Njė vit i artė ka qenė edhe pėr themeluesin e Facebook, Marc Zuckerberg, pasuria e tė cilit ka kaluar nga 15,2 nė 28,5 miliardė dollarė, duke u renditur nė vendin e 21 tė klasifikimit. Kėtė vit, nė klasifikimin e Forbes janė futur edhe themeluesit e WhatsApp, Jan Koum dhe Brian Action, tė cilėt, pas marrėveshjes pėr shitjen e aplikacionit tė famshėm tek Zuckerberg, llogarisin nė xhepat e tyre 19 miliardė tė ardhura.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi