stampa | chiudi

Ekonomi

01/03/2014 17:00:14

FMN levron kredine prej €330.9 mln

Ecuria ekonomike e vendit, e Shqipėrisė, citon ministri Ahmetaj deklaratėn e FMN-sė njė ditė mė parė, pritet tė pėrmirėsohet nė 2014-ėn, e mbėshetur nga ulja e planifikuar e rreziqeve themelore fiskale, shlyerja e detyrimeve tė prapambetura, adresimi i nivelit tė lartė tė kredive tė kėqija dhe nisja e reformave tė thella strukturore








TIRANE - Ministri i zhvillimit ekonomik dhe sipėrmarrjes, Arben Ahmetaj, e konsideroi nėnshkrimin e marrėveshjes pėr disbursimin e kredisė prej 330.9 milionė eurosh nga FMN-ja pėr qeverinė shqiptare si shenjė besimi nė politikat dhe reformat qė janė ndėrmarrė.

"Miratimi i marrėveshjes me FMN ėshtė fillimi i pranverės ekonomike pėr Shqipėrinė. Marrėveshja parashikon mbėshtetje ekonomike pėrmes angazhimit tė 330.9 milionė eurove. I hap rrugė mbėshtetjes financiare dhe institucionale pėr ekonominė shqiptare, pėr qeverinė shqiptare dhe pėr sipėrmarrjen shqiptare dhe ndėrkohė garanton mbėshtetjen e mėtejshme tė ekonomisė edhe nga Banka Botėrore dhe Komisioni Europian", deklaroi ministri Ahmetaj.

"Ėshtė vetėm fillimi i punės. Ėshtė hapi i parė i ndryshimit qė jemi angazhuar tė sjellim, hapi i parė i ndryshimit qė premtuam para zgjedhjeve dhe jemi duke e bėrė realitet me punėn tonė tė pėrditshme. Ne do tė vazhdojmė punėn pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja dhe pėrmirėsimin e klimės sė biznesit pėr tė tėrhequr akoma mė shumė investitorė", theksoi ndėr tė tjera Ahmetaj.

Programi me FMN-nė, vijoi ai, ėshtė hap i rėndėsishėm pėrpara dhe do tė ndiqet nga tė gjitha masat e nevojshme, tė cilat i kemi premtuar, pėr t’i kthyer rritjen ekonomike vendit dhe pėr t’i kthyer besimin sipėrmarrjes shqiptare.

Me kėtė program tė qeverisė dhe besimin nė rritje tė tregjeve ndėrkombėtare ndaj ekonomisė sė Shqipėrisė, nėnvizoi ministri Ahmetaj, ka nisur kthesa thelbėsore ekonomike drejt realizimit tė potencialeve ekonomike tė vendit.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) miratoi mbrėmė marrėveshjen 36-mujore prej 295.42 milionė SDR (rreth 330.9 milion euro, ose 457.1 milion dollarė; 492.4 pėrqind e kuotės sė vendit nė Fond) Instrumenti i Zgjeruar i Fondit (Extended Fund Facility – EFF) me Shqipėrinė pėr tė mbėshtetur programin e reformave tė autoriteteve.

Miratimi mundėson disbursimin e menjėhershėm tė 23.55 milionė SDR (rreth 26.4 milionė euro, ose rreth 36.4 milionė dollarė). Banka Botėrore dhe Bashkimi Europian ka gjithashtu mundėsi qė tė ofrojnė asistencė pėr programin e reformave tė autoriteteve.

Nė vijim tė diskutimeve tė Bordit Ekzekutiv pėr Shqipėrinė, David Lipton, zėvendės-drejtor i parė dhe kryetari nė detyrė, tha se “ecuria ekonomike e Shqipėrisė pritet tė pėrmirėsohet nė 2014 e mbėshtetur nga ulja e planifikuar e rreziqeve themelore nė fushėn fiskale, shlyerja e detyrimeve tė prapambetura, adresimi i nivelit tė lartė tė kredive nėn standart dhe nisja e reformave strukturore. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi