stampa | chiudi

Ekonomi

27/02/2014 17:37:09

Ēfarė do tė ndodhė me depozitat tuaja bankare ?

Ndryshime qė lidhen me sigurimin e depozitave








TIRANE - Skema e sigurimit tė depozitave do tė rishikohet nė kuadėr tė ndryshimeve ligjore qė pritet tė propozohen nė Kuvend brenda tremujorit tė parė tė vitit 2014.

Projektligji qė rregullon funksionimin dhe administrimin e skemės sė sigurimit i ėshtė dorėzuar qeverisė shqiptare, pasi i ėshtė nėnshtruar konsultimeve me FMN dhe Bankėn Botėrore, Bankėn e Shqipėrisė dhe grupet e interesit.

P/ligj i ri pėr sigurimin e depozitave ka qėllim tė pėrmirėsojė proēedurat e pranimit tė subjekteve nė skemė, mirėqeverisjen e Agjencisė, administrimin e mjeteve financiare, por edhe tė rrisė autonominė e Agjencisė sė sigurimit tė depozitave dhe llogaridhėnien e saj si institucion publik.

Risi ėshtė zgjerimi i bazės sė depozituesve qė pėrfitojnė sigurim tė depozitave tė tyre, si pasojė e pėrfshirjes nė skemė tė Shoqėrive tė Kursim Kreditit. Kjo masė, qė nuk u realizua dot pėrmes ndryshimeve ligjore tė vitit 2012, pėr shkak tė mosplotėsimit tė kushteve teknike nga SHKK-tė, synon mbrojtjen financiare tė depozituesve tė kėtyre subjekteve, pėr tė kontribuar mė tej nė stabilitetin financiar tė vendit.

Sipas projektligjit, ėshtė parashikuar njė nivel mbulimi deri nė 1 milion lekė pėr ēdo depozitues nė SHKK. ASD vlerėson se ky nivel mbulimi siguron plotėsisht mbi 90% tė depozituesve tė SHKK-ve.

Projektligji i ėshtė dėrguar pėr shqyrtim dhe konsultim institucioneve tė tjera tė lidhura, si dhe Ministrisė sė Drejtėsisė dhe asaj tė Integrimit pėr tė verifikuar pėrputhshmėrinė me direktivat e Bashkimit Europian. Skema e sigurimit tė depozitave funksionon nė Shqipėri qė prej vitit 2002.

Bazuar nė kėtė skemė, Agjencia e Sigurimit tė Depozitave siguron nė masėn 100% ēdo depozitė individuale, deri nė shumėn prej 2.5 milionė lekė, nė ēdo bankė qė operon nė Republikėn e Shqipėrisė. Kjo shumė mbulon plotėsisht pothuajse 95% tė individėve depozitues nė banka. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi