
Aktualitet
26/02/2014 17:06:04
''Nepunesi'' publikohet ne fletoren zyrtare
Maxhoranca vlerėson se vendimi nė fjalė i Gjykatės Kushtetuese nuk sjell asgjė tė re pėr vendimet e marra nė administratėn publike pėr shkarkim-emėrimet e deri sotme
TIRANE - Qendra e Botimeve Zyrtare botoi sot vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr pavlefshmėri tė Aktit Normativ tė Qeverisė pėr Ligjin e nėpunėsit civil.
Publikimi i vendimit nė fjalė u paralajmėrua njė ditė mė parė nga Ministri i Shtetit pėr Marrėdhėniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, gjatė njė prononcimi pėr mediat nė pėrfundim tė Konferencės sė Kryetarėve, ku u pėrcaktua kalendari tre javor i punimeve tė Kuvendit. Celibashi shprehu gatishmėrinė e Qeverisė pėr tė respektuar vendimet e Gjykatės si detyrim Kushtetues.
Referuar publikimit tė pritshėm tė vendimit nė fletoren zyrtare, Konferenca e Kryetarėve, nė mbledhjen e djeshme, e cila u braktis nga opozita, mori vendim pėr shtyrje tė shqyrtimit tė amendamenteve nė seancė dhe nė komisionet pėrkatėse parlamentare.
Maxhoranca vlerėson se vendimi nė fjalė i Gjykatės Kushtetuese nuk sjell asgjė tė re pėr vendimet e marra nė administratėn publike pėr shkarkim -emėrimet e deri sotme.
Pas publikimit nė fletoren zyrtare tė vendimit, ndėrsa foli pėr ligjin e nėpunėsit civil, deputeti socialist, Armando Subashi, tha pėr mediat se, vendimi i Gjykatės Kushtetuese, nuk ka fuqi prapavepruese, e pėr rrjedhojė vendimet e marra deri mė tani janė tė vlefshme.
Opozita nė vijimėsi ka denoncuar mospublikimin nė fletoren zyrtare tė kėtij vendimi tė Gjykatės Kushtetuese. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter