stampa | chiudi

Ekonomi

22/02/2014 13:30:55

Tokat: 100% dokumentacion i jashtėligjshėm

Amendamenti i propozuar pėr ndryshime nė Ligjin 8053, dt. 21.12.1995 Pėr kalimin nė pronėsi pa shpėrblim tė tokės bujqėsore, zgjidh ngėrēin e krijuar, duke garantuar respektimin e sė drejtės sė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore nė respektim tė detyrimeve tė pėrcaktuara nė Kushtetutė








TIRANĖ - Pėrmirėsimi i situatės sė kthimit tė pronave pronarėve tė ligjshėm, tokat e tė cilėve pėrfshihen me vendndodhje nė zonat e parashikuara me ligj tė posaēėm pėr zhvillimin e turizmit, ėshtė qėllimi i amendimit tė ligjit "Pėr kalimin nė pronėsi pa shpėrblim tė tokės bujqėsore", i depozituar nė Parlament nga deputeti i Partisė republikane Fatmir Mediu.

Nė relacionin shoqėrues tė draftit, deputeti Mediu parashtron arsyet e nismės sė tij ligjore, qė pritet tė shqyrtohet tė hėnėn nga komisioni i Ligjeve, ku thekson se ēėshtja e sė drejtės sė pronėsisė mbi tokėn nė bregdet ka 20 vjet qė nuk zgjidhet dhe aktualisht ndodhet nė njė ngėrc, i shkaktuar nga zbatimi i Ligjit 7501, i vitit 1991 “Mbi tokėn”. Kjo ka ēuar nė marrjen e tokave pronarėve tė ligjshėm, e shoqėruar me njė kaos nė shpėrndarjen e tyre.

Sipas deputetit Mediu, kjo situatė ka sjellė abuzime skandaloze me pronat, tė konstatuara dhe nė dokumentet zyrtare tė Bashkisė Himarė dhe tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit dhe sė fundi, tė pranuara dhe nga Gjykata e Rrethit Vlorė.

Nga verifikimet konstatohet se 100% e dokumentave tė dhėnies sė tokės bujqėsore nė pėrdorim, lėshuar nga ato komisione, janė tė paligjshme pasi nuk kanė respektuar kriterin e barazisė sė dhėnies sė sipėrfaqes sė tokės bujqėsore pėr banor apo kriterin e tė qenit rezident (banor me gjendje civile nė Bashkinė Himarė) deri mė 1 Gusht 1991.

Amendamenti i propozuar pėr ndryshime nė Ligjin 8053, dt. 21.12.1995 Pėr kalimin nė pronėsi pa shpėrblim tė tokės bujqėsore, zgjidh ngėrēin e krijuar, duke garantuar respektimin e sė drejtės sė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore nė respektim tė detyrimeve tė pėrcaktuara nė Kushtetutė.

Tokat Bujqėsore tė ndodhura nė Bregdetin e Jugut pėrfshihen tėrėsisht nė zonėn me pėrparėsi turizmin. Nė fakt, ato janė trajtuar dhe vlerėsuar si troje nga VKM Nr.88, datė 1.03.1993 dhe nga VKM Nr.1, date 17.07.2008 “Pėr miratimin e Detyrės sė Projektimit dhe Planit tė Zhvillimit tė Bregdetit tė Jugut”, pėr projekte zhvillimore nė zonėn me pėrparėsi zhvillimin e turizmit nė Bregdetin e Jugut. I gjithė bregdeti i Jugut, zona Vlorė-Sarandė, ėshtė zonė kodrinore malore e pėrbėrė me ullishte, pemishte, dru frutorė etj.

Nga tė dy VKM-tė e mėsipėrme dhe nga VKM Nr.161 datė 8.04.1991 kėto toka i kthehen bashkėthemeluesve tė kooperativave dhe ndėrmarrjeve bujqėsore (ish NB-tė), me qėllim realizimin e projekteve zhvillimore turistike nė kėtė zonė. Kėto vendime dhe Kushtetuta e Shqipėrisė diktojnė zgjidhjen e tė drejtės sė pronėsisė mbi Tokėn nė Bregdetin e Jugut nė favor tė pronarėve tė ligjshėm dhe trashėgimtarėve tė tyre.

Zgjidhja sa mė sipėr mbėshtetet edhe nė vlerėsimin realist e shkencor tė profesorėve tė krahinės sė Bregdetit tė Jugut, tė cilėt argumentojnė se nė krahinėn e Bashkisė Himarė dhe Komunės Lukovė nuk ka “toka bujqėsore”. Por, sipėrfaqe kodrinore-malore tė zhveshura, tė pėrdorura kryesisht nga komuniteti vendas pėr kullota, troje dhe pjesėrisht tė transformuara nėpėrmjet njė pune antropogjene qindra vjeēare nė tarraca dhe mikro-parcela, pėr tė mbjellė dhe kultivuar perime dhe pemė frutore, ullinj, kryesisht pėr nevoja tė konsumit vetjak.

Miratimi i kėtij p/ligji nuk ka asnjė efekt negativ nė buxhetin e shtetit. Ai realizohet pa shpenzime shtesė nga Agjensia e Kthimit e Kompensimit tė Pronave dhe zyrat e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme.

Zbatimi i tij ul faturėn financiare qė do tė nevojitej pėr kompensimin e pronarėve tė kėtyre zonave, e cila bazuar nė ēmimet mesatare tė miratuara pėr kėtė zonė, shkon nė rreth 74 milion euro, ndėrsa me ēmimet mesatare tė tregut tė lirė nė rreth 2 miliard euro.

Nė zbatim tė kėtij pr/ligji, kompensimi financiar mund tė bėhet vetėm pėr ata persona apo familje qė kanė marrė padrejtėsisht pronat e pronarėve tė ligjshėm, ndėrsa pronarėve tė ligjshėm i kthehet toka e trashėguar.

Nga ana tjetėr, ky pr/ligj do t’i japė pėrparėsi zhvillimit tė turizmit nė zonėn bregdetare, nė pėrputhje me masterplanin e zhvillimit tė kėsaj zone, duke ndikuar fuqimisht nė rritjen e tė ardhurave nė buxhetin e shtetit. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi