stampa | chiudi

Kulturė

05/02/2014 11:47:20

Nga Parisi drejt Tiranės

Angjelin Preljocaj ngjitet nė Teatrin e Operas dhe Baletit. Koreografi ėshtė shprehur i gatshėm pėr tė organizuar njė event tė rėndėsishėm, tė domosdoshėm dhe tė vyer, nė vendin e tij tė origjinės me kompaninė e tij, 'Ballet Preljocaj'








TIRANĖ - Koreografi i mirėnjohur, Angjelin Preljocaj pritet tė vijė nė muajin maj nė Tiranė pėr tė ngjitur nė skenėn e TKOB-sė, njė shfaqje tė drejtuar nga ai.

Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, gjatė vizitės sė saj nė Francė, u takua me koreografin Preljocaj, ku ndėr tė tjera u diskutua edhe pėr shfaqjen e tij nė Tiranė. Si njė artist i dimensioneve tė fuqishme, i jetėve paralele tė jetuara nė njė ēast tė vetėm skenik, shumė herė ai e shpjegon artin e tij me fjalėt: "Mjetet e mia tė shprehjes janė trupi, hapėsira dhe koha. Mė pėlqen tė mendoj pėr evolucionin e shoqėrive tona dhe si mund ta pėrdorim trupin pėr tė shprehur shumė gjėra qė nuk mund tė thuhen me fjalė. Nė njė kuptim, trupi ėshtė njė pasqyrim i shpirtit".

Koreografi ėshtė shprehur i gatshėm pėr tė organizuar njė event tė rėndėsishėm, tė domosdoshėm dhe tė vyer, nė vendin e tij tė origjinės me kompaninė e tij, "Ballet Preljocaj".

Trupa e baletit e koreografit francez me origjinė shqiptare, Angjelin Prejlocajt ka shfaqur nė TKOB, muajin tetor 2013, nė kuadėr tė 100-vjetorit, premierėn e shfaqjes “Atė qė nuk e quaj harrim”.

Angjelin Preljocaj, konsiderohet si njė nga koreografėt mė tė rėndėsishėm nė Francė. Ai ju bashkangjit Baletit tė Operės Kombėtare tė Paris nė vitet ’90 dhe udhėheq Kompaninė e tij qė prej 1985. Koregrafia e tij pėrshkruhet si interpretimin i baletit klasik dhe modern. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi