stampa | chiudi

Analiza

22/01/2014 19:09:22

Riemėrime tė lodhshme

nga Doriana Metollari








HermesNews - Ajo ēfarė po ndodh nė Shqipėri, dmth ajo qė po ndan epokat pėr tė cilat selia e Bashkimit Europian nė Tiranė me siguri po mban shėnime, janė riemėrimet qė po bėhen nė pozicione tė ndryshme. Por ndėrsa BE buzėqesh kur lexon vendimet e qeverisė dhe mbyll telefonatat me Brukselin me fjalėt “progres nė integrim”, drejtorėt e riemėruar kanė beteja tė tjera pėr tė bėrė nė terren. Flas pėr drejtorėt e riemėruar nė kohėn e qeverisė demokrate. Ata qė, pas marrjes sė pushtetit mendohej automatikisht se duhej tė ndryshonin, pėr t’ua lėnė vendim “tė vetėve”. Kjo nuk ka ndodhur kudo. Shumė janė riemėruar dhe nė terren tonet e zėrit mes tyre dhe politikės rozė janė ngritur le tė themi mbi njė dialog tė zakonshėm, siē ėshtė nė traditė me “fjalėn e fundit, nė fillim” plus njė dozė tė mirė fyerjesh dhe kėrcėnimesh.

Bashkimi Europian ka nėnvizuar me vija tė kuqe kėtė pjesė tė strukturės shtetėrore dhe Qeveria shqiptare po mban frerėt e klimės duke marrė seriozisht nė konsideratė riemėrimet. Automatikisht kėto vende mendohej tė merreshin nga socialistėt e sapoardhur dhe siē dihet deputetėt kanė gjithmonė njė rol interesant kur bėhet fjalė pėr to, por nėse mbi vendimet e qeverisė nuk mund tė dalė askush, betejat nė terren janė tepėr tė lodhshme.

Asgjė nuk mbyllet lehtėsisht dhe shteti shqiptar ende nuk e ka “rėndėsinė” e firmės. Ēfarė do tė thotė, se superioriteti strukturave shtetėrore duhet t’i hapė rrugė punės dhe jo tentativa pėr zhbėrjen e vendimeve nė terren.

Shqipėria do ta kishte rrugėn autostradė nėse autoriteti i shtetit nuk do tė vihej nė dyshim. Ajo qė po ndodh aktualisht dhe po i ndodh shumėkujt veri-jug nė tė njėjtėn kohė, nė forma tė ndryshme, por qėllim tė njėjtė, ėshtė njė realitet tipik shqiptar qė perėndimi po sheh me vėmendje sesi po zgjidhet.

A mund tė zbresė shteti nė terren ? Apo duhet tė ngjiten tė riemėruarit nė shtet ? Nuk shoh ndonjė zgjidhje aktualisht, tek kėto dy rrugė. Unė besoj tek komunikimi, dhe transparenca. Besoj tek fjala, dhe jo sepse e kam profesion, por sepse ėshtė e vetmja rrugė pėr tė bėrė njė dalje tė butė, nga rruga e errėt e tranzicionit shqiptar. Besoj tek analizat, opinionet, denoncimet, sille nga tė duash, unė e quaj prapė komunikim.

Nėse ekziston njė problem, fsheja e tij vetėm e zmadhon. Shqipėria sot ka njė problem. Ky problem nuk ka fajtorė as shtetin, as opozitėn. Njerėzit janė atė qė krijojnė komplikacione nė rrugėn e demokracisė, dhe me njerėzit duhet te punohet.

Disa do t’a quanin ilaē. Unė them se duhet te jetė njė premtim. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi