stampa | chiudi

Ekonomi

22/01/2014 16:16:58

Tė ulim kostot e podhimit: ēmimi i karburantit ende i lartė

Mblidhet Enti kombėtar rural: mungon baza e tė dhėnave pėr fermerėt, pas tė cilėn nuk mund tė bėhet shpėrndarja e karburanteve








TIRANĖ - Nėse kėrkojmė prodhime vendase, atėherė duhet tė mbėshtesim fermerėt. Situata nė zonat rurale ėshtė e vėshtirė, shkak ēmimi e lartė i karburanteve, kostoja e lartė e produkteve tė lėndės sė parė dhe tregtimi i tyre.

Kėto janė disa nga problemet e bėra prezent sot nga peėfaqėsues tė organizatave jofitimprurėse nė Komisionin parlamentar tė veprimtarisė prodhuese.

Lidhur me reduktimin e ēmimit tė karburantit Enti kombėtar rural propozoi disa shtesa nė ligjin Pėr bujqėsinė dhe zhvillimin rural dhe ndryshime nė ligjin Pėr hidrokarburet, me qėllim qė t’u krijohet mundėsia fermerėve dhe subjekteve prodhuese nė zonat rurale tė shpenzojnė me eficencė mė tė lartė burimet e tyre financiare, duke pėrdorur dhe konsumuar vetėm karburantin e prodhuar nė vend.

E reja ėshtė se kjo nuk kėrkon fonde shtesė nga buxheti, por implementimi i tij, njė partneritet mė tė fortė midis shoqėrisė civile nė zonat rurale dhe sektorit publik.

Komisioni kėrkon detaje pėr vlerėsimin e riskut dhe kostove qė rrjedhin nga aplikimi i skemės sė propozuar, llogaritjen e ēmimit pėrfundimtar tė karburantit qė do t’u shpėrndahet fermerėve, garancitė pėr aplikimin e suksesshėm tė skemės nė fjalė, etj.

Kryetari i komisionit, Eduard Shalsi u shpreh i shqetėsuar pėr mungesėn e njė baze tė dhėnash pėr fermerėt, duke nėnvizuar nė kėtė kontekst se asnjė skemė nuk mund tė rezultojė efikase sa kohė kjo bazė tė dhėnash do tė mungojė.

Dy skema kanė dėshtuar pėr subvencionimin e naftė sė fermerėve. Nė vitin 2014 problemi ėshtė se ne ende nuk kemi tė dhėna tė sakta pėr fermerėt, kjo dhe pėr mungesė eficence tė drejtorive dhe strukturave pėr mbledhjen apo pėrpunimin e tė dhėnave qė do tė mundėsonin formalizimin e fermerėve.

"Jam i zhgėnjyer pėr mėnyrėn si ėshtė organizuar piramida e strukturave pėrgjegjėse pėr bujqėsinė", tha Shalsi, ndėrsa theksoi se si rezultat i mosfunksionimit tė sistemit, fondi prej 8 milionė eurosh nė dispozicion tė Agjencisė sė Zhvillimit Rural nuk ka mundur tė absorbohet. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


HermesNews - ©2014

stampa | chiudi