stampa | chiudi

Ekonomi

15/01/2014 17:25:04

Bashkimi Europian siguron tregjet

Marrėveshja joformale ka mundėsuar daljen nga ngėrēi i krijuar mbi dosjen qė Komisioni Europian e kishte paraqitur rreth dy vite mė pėrpara, nė tetor tė 2011








STRASBURG - Njė marrėveshje parimore ėshtė arritur, dje nė mbrėmje mes negociatorėve tė Parlamentit dhe tė Kėshillit Europian, qė pėrfaqėson shtetet e BE-sė, mbi disa masa qė do tė shėrbejnė pėr tė kontrolluar mė mirė tregjet nė aspektin financiar.

Kjo marrėveshje joformale ka mundėsuar daljen nga ngėrēi i krijuar mbi kėtė dosje, tė cilėn Komisioni Evropian e kishte paraqitur rreth dy vite mė pėrpara, nė tetor tė 2011, propozim ky qė kishte tė bėnte me rishikimin e direktivave evropiane mbi mekanizmat financiare tė tregjeve.

Ligji i ri evropian do tė mundėsojė qė tregjet financiare tė jenė mė tė sigurta dhe mė tė efektshme, tė mbrohet mė mirė investitori, tė ulen spekullimet mbi tregjet e lėndėve tė para dhe tė kontrollojė mė mirė lojėn nė bursė, qė mbėshtetet mbi transaksione financiare qė kryhen brenda sekondit, bėhet me dije nga Parlamenti nė njė komunikim pėr shtyp tė publikuar dje nė mbrėmje.

Komisionieri Evropian pėr Shėrbimet Financiare, Michel Barnier, ka pėrshėndetur kėtė marrėveshje nė njė komunikim pėr shtyp, “kėto rregulla tė reja do tė pėrmirėsojnė funksionimin e tregjeve tė kapitaleve nė pėrfitim tė ekonomisė reale, ato vendosin njė pėrparim vendimtar drejt vendosjes sė njė sistemi financiar mė tė sigurt, mė tė hapur, mė tė pėrgjegjshėm dhe do tė risjellė besimin e investitorėve pas kėsaj krize financiare qė po kalojmė”. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi