
Aktualitet
11/01/2014 13:43:08
Tirana largon nacionalizmat. Thaēi, shtėpia jonė Europa
Tolerancė, miqėsi dhe bashkėpunim me Kosovėn
PRIZREN - Qeveria e Kosovės dhe Shqipėrisė nėnshkruan, nė Shtėpinė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, dokumentin pėr bashkėpunim dhe partneritet strategjik mes dy vendeve.
Gjatė mbledhjes sė pėrbashkėt tė dy qeverive u nėnshkruan dhe disa marrėveshje ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, pėr bashkėpunimin nė lehtėsimin e tregtisė, nė fushėn e transportit dhe infrastrukturės, bashkė-financim tė pajisjeve mjekėsore tė Maternitetit tė Preshevės, si dhe jetėsimin e bashkėpunimit nė rrafshin konsullor ndėrmjet dy vendeve tona.
Mes dy Qeverive u bisedua edhe pėr avancimin e axhendave integruese tė dy vendeve, themelimin e Komisionit tė Pėrbashkėt Teknik pėr pėrkthimin e legjislacionit tė BE-sė, si dhe bashkėpunimin nė sferėn e pėrafrimit tė legjislacionit. "Ekspertėt tanė, tha Thaēi, do tė punojnė bashkarisht pėr shqyrtimin e marrėveshjeve tė mėparshme mes dy vendeve dhe identifikimin e fushave tė tjera, ku mund tė thellohet bashkėpunimi."
Nė mbledhje u shqyrtua edhe projekt-idea pėr bashkėpunim nė fushat e Kulturės, Sigurisė, Energjisė dhe pėrmirėsimit tė standardeve te jetesės sė shqiptarėve nė rajon. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter